Zgjedhjet në Shqipëri

Hyrja e Tiranës: më 15 mars hapet një nga segmentet


Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku inspektuan punimet në hyrjen e re të Tiranës. 

Sipas parashikimeve, më 15 mars, do të hapet një nga segmentet për të menaxhuar një pjesë të trafikut. Kjo pjesë e segmentit do të jetë gati në pesë javë. Në muajin tetor do të hapet loti i parë. Balluku pohoi se ka pasur ankesa për menaxhimin e trafikut. Edhe pse aktualisht po vazhdojnë punimet dhe po punohet me tre turne dhe me ritme të larta. Në kantier janë 750 punonjës që po punojnë.

Projekti ndodhet në fazën e mbylljes së tunelit të tretë. Në total janë rreth 5 tunele. Për një javë do të bëhet menaxhimi i trafikut. Do të krijohet një rreth rrotullim në Astir.

Balluku tha se janë duke përfunduar specifikimet teknike për të hapur tenderin për ndërtimin e lotit të ri. Loti i ri do të jetë nga Shqiponja në Bulevardin e Ri dhe nga Bulevardi i Ri në Shkozë. Do të vendoset një procedurë konkurimi. 

Lidhur me ujësjellësin e Kasharit, Bashkia e Tiranës po punon paralelisht për të zhvendosur atë. Është bërë menaxhimi i duhur për të mos krijuar problematika në furnizimin me elektricitet dhe ujë.  

Janë 5 tunele që përveç punimit kanë dhe pjesën e menaxhimit. Është hera e parë që kryeqyteti do të ketë një nyje. Do të ketë një qendër për sa i përket orientimit të trafikut. Aksi kryesor do të ndahet me tunelet.  

Prezenca e ujit është një problem i madh në kantieret e ndërtimit. Balluku theksoi se reshjet e dhjetorit kanë vështirësuar punën. Menaxhimi i ujit është një problem në vazhdimësi, pavarësisht pompave thithëse.

“Është një shembull virtual për të kuptuar atë dallimin që kanë kilometrat në varësi nga çfarë bëhet në rrugë. Njerëzit manipulohen shpesh nga një kilometër shkoi aq dhe kaq. Këtu është gjithë kjo masë gjigante volumesh që faktikisht është për disa kilometra në fushë”, tha Rama.

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore