Temperaturat e larta kanë një efekt negativ në sistemin kardiovaskular, kjo ndikon në enët e gjakut të cilat më pas zgjerohen.
Kur enët e gjakut zgjerohen, ato mund të shkaktojnë ndryshime në presion, ju bëjnë më të dobët dhe lehtësisht mund ta humbni vetëdijen.
Për shkak të dehidratimit, gjaku bëhet më i trashë, gjë që mund të çojë në mpiksjen e gjakut dhe trombozë.
Ndryshimet e papritura të temperaturës janë shumë të rrezikshme për trupin gjatë motit të nxehtë. Dhe kjo nuk vlen vetëm për dhomat me ajër të kondicionuar, por edhe për të hyrë në det.
Nëse keni kaluar një kohë të gjatë në plazh, dhe pastaj keni vendosur të freskoheni duke hyr në ujë të ftohtë, mund të ndodh një ngushtim i papritur i enëve të gjakut, i cili mund të shkaktojë infarkt apo arrest kardiak.
Kur flasim për ujë të ftohtë, fjala është për pishina, lum apo det, ku temperatura e ujit është nën 26 gradë.
Disa njerëz kanë raportuar se pasi kanë hyrë në ujin e ftohtë kanë përjetuar dridhje, ethe dhe aritmi, e cila është një shenjë paralajmëruese e mjaftueshme për të dalë menjëherë nga uji.
Para se të hyni, duhet të përgatisni trupin tuaj përkohësisht. Lagni gjoksin, fytyrën, qafën dhe notoni ngadalë.
Gjëja më e rëndësishme është të lagni gjoksin dhe kokën, sepse këto janë pjesët e trupit që janë më të prekshme nga i ftohti.
Kur trupi të jetë përshtatur me temperaturën e ujit, atëherë mund të kërceni.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Feudalizmi i Futbollit: 12 Klube që Flasin Me Zë, Por Pa Mend dhe pa menduar
-
Qeveria miraton indeksimin e pensioneve, përfitojnë rreth 800 mijë pensionistë
-
Një komision ‘ursulacentrik’ me Francën dhe Spanjën si satelitë
-
A do të thirret para drejtësisë Besnik Bislimi për shkelje të “sovranitetit” dhe “integritetit territorial” të Kosovës?