Lajme

Hunter Biden pranon të deklarohet fajtor për dy shkelje tatimore


Hunter Biden, djali i presidentit të Shteteve të Bashkuara Joe Biden, ka pranuar dy shkelje tatimore në këmbim të një marrëveshjeje me hetimin për një tjetër akuzë.

Lajmi u bë i ditur nga multimediali amerikan “CNN”, duke iu referuar dokumenteve nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë.

Sipas raportimeve të mediave, Hunter do të hyjë në një marrëveshje për pranimin e fajësisë me prokurorët federalë në një çështje me akuzën e dhënies së informacionit të rremë gjatë blerjes së një arme zjarri.

Në vend të kësaj, ai u deklarua fajtor për dy akuza për shkelje tatimore.

“Hunter beson se është e rëndësishme të marrësh përgjegjësinë për gabimet që ka bërë gjatë një periudhe të vështirë të jetës së tij”, tha avokati i tij.

Hetimi për Hunter Biden filloi në fund të vitit 2018 dhe lidhej me shkelje të mundshme të ligjeve të taksave dhe pastrimit të parave, si dhe me operacionet e tij të biznesit në vende të huaja, kryesisht në Kinë. Ajo u bë e njohur në vitin 2020.

Në tetor 2022, The Washington Post raportoi se agjentët federalë besojnë se kishin mbledhur prova të mjaftueshme për të akuzuar Hunter Biden për krime që lidhen me ofrimin e informacionit të rremë rreth armëve, si dhe taksave.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore