Kosova

Hungaria nga 1 korriku merr Presidencën e Këshillit të BE-së | Perez: Do të rrezikohet drejtpërdrejt procesi i integrimit të Kosovës


Vjosa Osmani dhe Viktor Orban

Alejandro Esteso Perez, njohës i marrëdhënieve ndërkombëtare dhe zhvillimeve politike në Ballkanin Perëndimor, përkundër që ka konsideruar se integrimi i Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian (BE) do të jetë në krye të agjendës së Hungarisë përgjatë presidencës gjashtëmujore të Këshillit të BE-së, ka shtuar se ajo do të vazhdojnë politikën penguese ndaj Kosovës.

“Tri çështje kryesore janë vendosur të jenë në qendër të vëmendjes: avancimi i negociatave të anëtarësimit të Bosnje e Hercegovinës; adresimi i çështjeve që janë duke i bllokuar proceset e anëtarësimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut; dhe hapjen e kapitujve të rinj të për Serbinë. Sëkëndejmi, politika e Hungarisë për të anashkaluar Kosovën do të vazhdojë”, ka thënë ai.

Përderisa Hungaria e njeh pavarësinë e Kosovës, ajo nuk ofron të njëjtin nivel të mbështetjes politike sikurse vendet e tjera që e njohin shtetin e vogël ballkanik. E përveç pesëshes evropiane – Spanja, Greqia, Sllovakia, Rumania dhe Qipro – që refuzojnë ta njohin Kosovës, shteti hungarez nën kryeministrin Viktor Orban mban qëndrimin më të ashpër ndaj vendit.

“Rasti i Kosovës është veçanërisht problematik në këtë kontekst, për shkak të pozitës së pafavorshme të Kosovës kundrejt Hungarisë… duke e bërë edhe më asimetrik dialogun me Serbinë dhe duke rrezikuar drejtpërdrejt procesin e integrimit evropian të Kosovës”, ka argumentuar Esteso Perez në një artikull autorial të botuar së fundmi kushtuar presidencës hungareze.

Nga 1 korriku 2024, hungarezët do ta marrin presidencën e radhës të Këshillit të BE-së për një periudhë gjashtëmujore. Duke pasur parasysh trashëgiminë kontraverse të Orbanit në sundimin e ligjit dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut, shumë liderë të BE-së shprehen të shqetësuar për presidencën e Hungarisë që pritet të zgjasë deri më 31 dhjetor 2024.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore