Sport

Humbja e Hamilton-it i kushtoi keq edhe Bottas-it


Si rezultat i humbjes së titullit nga Lewis Hamilton në garën e Abu Dhabi-t, një shumë parash e ka humbur edhe finlandezi Valtteri Bottas, që në lindjen e mesme e kishte garën e fundit me klubin.

Bonuset, në fakt, janë në pjesë shumë normale e sportit, sidomos në Formula 1.

Dhe te Mercedes, nëse Hamilton do shpallej kampion, bonus të mirë do të merrte edhe Valtteri Bottas.

Deri në xhiron e fundit u duk se nga garazhi i Mercedes, Valtteri Bottas do të fitonte edhe disa para për fund.

Por, makina e sigurisë në pistë, i dha mundësi Max Verstappen-it që të luante strategjinë dhe të rrëmbente titullin në xhiron e fundit.

Me fitoren e Verstappen, humbën shpresat e Hamilton për titullin rekord por gjithashtu edhe bonusi i Valtteri Bottas.

“Po është e vërtetë”, u shpreh Bottas.

“Bonuse të caktuara vijnë së bashku me arritje të caktuara”, vazhdoi ai.

Mirëpo, ai tha se nuk ndjehet i mërzitur për këtë gjë.

“Nuk e llogarisë sportin në atë mënyrë, ka ardhur një moment në jetë që nuk duhet të shikohet aq shpesh balanca bankare”.

“Parat janë të rëndësishme pa dyshim, por unë e mbajë mend se nga ku kam ardhur dhe jam shumë i lumtur më çfarë kam tani”, mbylli ai.

2021 ishte sezoni i fundit i Bottas në radhët e Mercedes.

Nga viti i ardhshëm ai do të jetë pilot i Alfa Romeo-s, krah të riut kinez, Guanyu Zhou.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore