Jetesë & Stil

Humb jetën ylli i ‘Peaky Blinders’, Helen McCrory


Një lajm i trishtë vjen nga bota e Hollywood-it. Bota e kinematografisë është në zi. Bëhet fjalë për, aktoren e talentuar britanike, Helen McCrory e cila ka humbur jetën në moshë 52-vjeçare.

Ylli i “Peaky Blinders” u nda nga jeta pak pasi u diagnostifikua me kancer. Nëpërmjet një reagimi publik, bashkëshorti i saj Damian Lewis njoftoi lajmin e trishtë.

Ai tha:”Unë jam zemërthyer të njoftoj se pas një beteje heroike me kancerin, gruaja e bukur dhe e fuqishme Helen McCrory ka vdekur e qetë në shtëpi, e rrethuar nga  dashuria mes miqve dhe familjes.”

Helen dhe Lewis u martuan në vitin 2007-ën dhe kanë dy fëmijë, vajzën Manon, 14 vjeç dhe djalin 13-vjeçar Gulliver.

Dalja e saj e fundit në publik ishte në episodin e 12 marsit në “Good Morning Britain”, në të cilën ajo dhe ylli i Homeland, Damian folën për bamirësinë.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore