Shqipëria

Humb jetën një turiste polake në Durrës, u rrëzua nga kati i një hoteli


Të premten e 9 qershorit është regjistruar një incident i rëndë në njërin prej hoteleve të qytetit bregdetar të Durrësit.

Një shtetase 55-vjeçare me iniciale B.V., ka ndërruar jetë pasi është rrëzuar nga kati i gjashtë i hotelit ku po qëndronte.

Lajmi u bë i ditur nga Policia e Shtetit, duke cituar njoftimin për shtyp.

Sakaq, autoritetet bënë më dije se incidenti ka ardhur nga shkaqe aksidentale.

“Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në lagjen nr. 13, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga kati i gjashtë i hotelit ku ishte akomoduar për pushime, shtetasja polake B. V., 55 vjeçe, banuese në Poloni, e cila për pasojë ka humbur jetën”, bëri me dije Policia e Shtetit.

Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore