Kosova

Hulumtimi nxjerr se 70% e serbëve në Kosovë nuk ndjehen të lirë, shkak Lista Serbe


Anketa “Analiza e trendit” e kryer nga OJQ Aktivi nga Mitrovica e Veriut, tregon se nga 540 pyetësorë nga dhjetë komuna me shumicë serbe në Kosovë, 70 për qind kanë deklaruar se “nuk ndjehen të lirë të shprehin publikisht pikëpamjet e tyre politike”, për shkak të presionit që bëhet nga Listsa Serbe.

Drejtori i Aktivit, Miodrag Miliçeviç, vlerëson se vrasja e Oliver Ivanoviçit ka ndikuar që qytetarët të mos i shprehin publikisht qëndrimet e tyre personale, ndërsa presioni është rritur edhe më shumë nga Lista Serbe kundrejt politikanëve të opozitës serbe.

Oliver Ivanoviç

Miliçeviç për REL ka thënë se edhe hulumtimi i këtij viti ka treguar se një numër i madh i serbëve nga Kosova ende kanë frikë të shprehin publikisht pikëpamjet e tyre personale politike. Si një nga arsyet për këtë, Miliçeviç përmend lloje të ndryshme presioni ndaj politikanëve të opozitës në vitet e kaluara, përcjell Danas.

“Kjo ishte veçanërisht e vërtetë për ne gjatë fushatës zgjedhore. Konkretisht, kur ata që në një farë mënyre ishin kundërshtarë politikë u ekspozuan ndaj presionit mediatik për një sërë arsyesh”.

“A ishte një formë e luftës politike, ishte një formë presioni politik apo diçka e tillë? Por ndodhën gjëra që, për fat të keq, nuk ishin të lavdërueshme, veçanërisht për atë një milje politike. Më pas thjesht iu kalua qytetarëve të thjeshtë, të cilët e shihnin si një lloj vështirësie apo pengese, e cila mund të prodhonte një lloj autocensurimi, të cilën ne patëm rastin ta shihnim”, ka thënë Miliçeviç.

Sipas tij partitë opozitare serbe në Kosovë pothuajse nuk ekzistojnë që nga viti 2013, kur u formua Lista Serbe me mbështetjen e Beogradit.

Kjo parti, e afërt me Partinë Progresive Serbe (SNS) të udhëhequr nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, fitoi më shumë se 90 % të votave pothuajse në të gjitha zgjedhjet lokale dhe parlamentare në Kosovë.

Lista Serbe

Komuniteti serb ka dhjetë ulëse të garantuara në Kuvendin e Kosovës, nga të cilat, të gjitha i ka fituar Lista Serbe në dy zgjedhjet e fundit parlamentare.

Kurse drejtori i të ashtuquajturit “Radio Televizioni i KIM-it”, Isak Vorguçiç, beson se serbët nga Kosova nuk e kanë mundësinë e zgjedhjes politike, për faktin se ekziston vetëm Lista Serbe.

Vorguçiç tutje ka thënë se pikërisht për këtë serbët e Kosovës nuk ndihen të sigurt për të shprehur opinionet e tyre publikisht.

Isak Vorguçiç

“Nëse shprehet një mendim, ai mund të jetë pro ose kundër, gjë që e ngushton zgjedhjen dhe i pengon ata persona që kanë diçka kundër të thonë, sepse mund t’u bëhet presion ose familjarë që janë të punësuar në institucione, të cilat drejtohen nga Lista Serbe”.

“Për momentin janë praktikisht të gjitha institucionet, komuna sipas sistemit të Kosovës dhe komuna sipas sistemit serb”, vlerëson Vorguçiç.

Drejtori i OJQ-së, Aktivi, ka thënë se fakti që serbët nga Kosova nuk lejohen të shprehin publikisht pikëpamjet e tyre personale politike ndikon keq në vetë komunitetin, ka deklaruar.

Sipas tij pluralizmi politik brenda komunitetit serb ka humbur, ndërsa ai konsideron se Lista Serbe pothuajse nuk ka kundërshtarë politikë në zgjedhjet lokale apo parlamentare dhe në fakt është bërë si Partia Progresive Serbe, gjë që tani Lista Serbe në Kosovë është bërë degë e SNS-it të Vuçiçit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore