Sport

Hudson-Odoi, i kërkuar nga klubet angleze dhe gjermane


Anësori i Chelsea, Callum Hudson-Odoi po tërheq interes nga disa klube në Premier League dhe Bundesliga, pasi u tha bluve të Londrës se dëshiron të largohet në kërkim të më shumë minutave lojë.

Reprezentuesi anglez, 21 vjeç, u la jashtë skuadrës për fitoren 1-0 të Chelsea-t në Everton të shtunën, pavarësisht se ishte rikuperuar plotësisht nga dëmtimi i akilit që e përjashton atë për tre muajt e fundit të sezonit të kaluar.

The Guardian raporton se Leicester City dhe Southampton janë dy klube të interesuara për nënshkrimin e Hudson-Odoit para përfundimit të këtij afati kalimtar, ndërsa Daily Mail shton se Borussia Dortmund mund t’i ofrojë atij një sfidë të re në Gjermani.

Hudson-Odoi kishte qenë afër një transferimi te Bayern Munich tre vjet më parë, por përfundoi duke nënshkruar një marrëveshje të re pesëvjeçare me Chelsea-n, e cila ka edhe dy vjet për të vazhduar.

Anësori anglez, konsiderohej si një nga talentët më të spikatur të Premier League, por Chelsea nuk i dha atij hapësirën e mjaftueshme për të treguar potencialin, dhe tani ai po kërkon një sfidë tjetër larg bluve të Londrës.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore