Odaloviç i përgjigjet pozitivisht kërkesës së Kurtit: Unë jam gati të tërhiqem

SHFLETO

Kryetari i Komisionit për Persona të Pagjetur në Qeverinë e Serbisë, Velko Odaloviç

 

Valon Rashiti
15.06.2021 22:28
Loading Icons...

Kryetari i Komisionit për Persona të Pagjetur në Qeverinë e Serbisë, Velko Odaloviç, në një intervistë për “Kosova Online” në gjuhën serbe, u shpreh i gatshëm të tërhiqet nga ky funksion, pas këtë ia kërkojë presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë takimit në Bruksel.

Por, ani se kjo kërkesë u refuzua nga Vuçiçi, vetë Odaloviç u shpreh i gatshëm të jap dorëheqje.

“Unë nuk e kam problem. Nëse jam pengesë, nuk jam dikush që nuk mund të largohet. Nëse unë jam problem që të paktën një trup të gjendet, nëse unë jam kusht, jam i gatshëm të tërhiqem”, ka thënë Odaloviç.

Odaloviç ka folur edhe pritjet që kishte nga takimi në Bruksel, dukë thënë se priste që “Kosova që nga java e ardhshme të ftonte palën serbe për gërmime në kërkim sipas tij, të mbetjeve mortore të serbëve të vrarë gjatë luftës”.

Kurti gjatë takimit me Vuçiç-in i kishte kërkuar që “për çështjen e të pagjeturve, të të zhdukurve me dhunë, duhet larguar nga pozita që ka dhe duhet marrë në pyetje kreun e delegacionit serb, Veljko Odaloviç, i cili në vitet 1997-1999, ishte ‘naçelnik i qarkut të Kosovës’, dhe udhëhiqte me Kosovën e okupuar bashkë me Zoran Angjelkoviç”.

Ndërkohë tri propozimet tjera të Kurtit, të shpalosura në Bruksel janë që gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor e avancojnë CEFTA-n në SEFTA (South-East European Free Trade Agreement) sipas modelit të EFTA-EEA, pra marrëveshje çfarë Lihtenshtajni, Norvegjia dhe Islanda kanë me BE-në.

Kosova dhe Serbia menjëherë nënshkruajnë një marrëveshje të përbashkët të paqes duke u zotuar se nuk do ta sulmojnë njëra-tjetrën. Kjo është e rëndësishme tani si asnjëherë më parë, një ditë pas Samitit të NATO-s në Bruksel dhe porosive unanime që u dhanë aty.

Si dhe pas njohjes së ndërsjellë midis Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, në të dy vendet tona do të kemi reciprocitet bilateral, përfshirë çështjen e pakicave këtu. Pra, serbët në Kosovë mund të kenë Këshillin e tyre Nacional siç e kanë shqiptarët dhe boshnjakët në Serbi.