Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë diskutimit për Projektligjin për Financimin e Partive Politike, ka thënë se përmes këtij Projektligji partitë synojnë të përcaktojnë qartë të hyrat e subjekteve politike dhe ofrimin e transparencës më të madhe.
“Kur një korporatë jep milionët për një politikan, dëshiron që nesër ai të jetë në pushtet dhe të fitojë shumëfishin e këtij investimi përmes tenderëve. Rezultatet e zgjedhjeve dhe qeverisja nuk duhet të jetë produkt i korporatave”, tha Kurti.
Ndryshimet në këtë projektligj i konsideroi të nevojshme edhe ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog.
“Ndryshimet në këtë draftligj janë të rëndësishme dhe kanë për qëllim identifikimin e metave që janë shfaqur deri tani. Reforma e forcon kredibilitetin e zgjedhjeve”, theksoi Szunyog.
“Financimi i partive politike është i rëndësisë së veçantë për funksionimin e demokracisë. Financat e partive politike duhet të jenë më të qarta dhe transparente”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Mesazhi i Kurtit pas fitores ndaj Qipros: Nga një gol për secilin gol të pranuar kundër Rumanisë, një më shumë për ata që besuan
-
Zgjedhjet në SHBA | Ben-Meir: Harrisi s’do të ndryshojë qasjen rreth dialogut – Trumpi do të ndikohet nga pikëpamjet e Putinit
-
Ushtarët amerikanë të KFOR-it patrullojnë në Leposaviq
-
Kilaj kërkon leje nga Gjykata Speciale që t’i kalojë pushimet në Shqipëri
Lajmet kryesore
-
Kolegji Zgjedhor ‘rrëzon’ opozitën, Tavos i hapet rruga e betimit
-
Arrest shtëpie për kryebashkiakun e Tropojës dhe zv.kryetarin, SPAK: Shkelën ligjin për ndërtimin e 2 rrugëve
-
Hapa të kujdesshëm nga Kievi dhe Moska për planin e paqes të Scholz, por kancelari kritikohet brenda vendit
-
Zgjedhjet në SHBA | Ben-Meir: Harrisi s’do të ndryshojë qasjen rreth dialogut – Trumpi do të ndikohet nga pikëpamjet e Putinit