Kosova

Hoxhaj: Qeveria Kurti e izoloi Kosovën në arenën ndërkombëtare dhe e la pa aleatë


Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj

Ish ministri i Punëve të Jashtme dhe deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, e ka kritikuar Qeverinë e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti, për politikën e jashtme duke thënë se e kanë izoluar Kosovën nga Uashingtoni deri në Pacifik, Berlin dhe Paris, si kurrë më parë.

“Kryeministri Kurti dhe qeveria e tij kanë arritur një gjë të prekshme: e kanë bërë një Kosovë pa kurrfarë politike të jashtme dhe pa asnjë aleat në rajon, Evropë dhe botë, duke e izoluar edhe nga Uashingtoni deri në Pacifik, Berlin dhe Paris, si kurrë më parë”, ka shkruar Hoxhaj në rrjetin social ‘Facebook’.

Ai ka thënë se Kosova ka nevojë për një Qeveri e cila do t’i ndihmojë vendit të dalë nga kjo situatë.

“Kurrë më shumë se tash, Kosovës i duhet një qeveri e cila e nxjerrë vendin nga izolimi dhe komunikon edhe karshi partnerëve të saj gabimet strategjike që po bëhen me ledhatimin e Serbisë, gjë që sot është gabim, por do të jetë edhe në të ardhmen”.

Qiproja, Greqia, Spanja, Rumania dhe Sllovakia vazhdojnë të mos e njohin pavarësinë e Kosovës.

Shteti i fundit që e njohu pavarësinë e Kosovës, ishte Izraeli në vitin 2021, që atëherë Kosova nuk arriti të sigurojë ndonjë njohje tjetër.

Ndërkaq ministrja e Ponëve të Jashtme, Donika Gërvalla, kishte theksuar se njohjet nuk janë çështja më e rëndësishme dhe është fokusuar në të tjera gjëra.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore