Gjermania i kërkon Serbisë të respektojë të drejtat e Spahiut sipas Marrëveshjes për Drejtësinë

Gjermania kërkon trajtim të drejtë ligjor në rastet e fundit të arrestimeve në Kosovë dhe në Serbi, të cilës i është bërë thirrje e veçantë për garantimin e të drejtave themelore në përputhje me Marrëveshjen e Dialogut për Drejtësinë të arritur në vitin 2016.