Kosova

Hovenier uron besimtarët myslimanë për Kurban Bajram


Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit.

Hovenier e ka bërë urimin përmes një shkrimi në rrjetin social ‘Twitter’.

“Urimet më të ngrohta me rastin e Kurban Bajramit për të gjithë ata që festojnë në Kosovë dhe në mbarë botën”, ka shkruar Hovenier në Twitter.

Edhe shefja e UNIMK-ut, Caroline Ziadeh, ka uruar bestimtarët myslimanë me rastin e festës së Kurban Bajramit.

Përmes një shkrimi në rrjetin social ‘Twitter’ Ziadeh i ka uruar të gjithë besimtarëve këtë ditë të shenjtë.

“Ndërsa myslimanët anembanë botës festojnë Ditën e Bajramit, PSSP Ziadeh u dërgon urimet e saj më të mira të gjithë atyre që shënojnë këtë ditë të shenjtë dhe shpreson se vlerat e sakrificës, ndarjes dhe ndihmës ndaj atyre në nevojë – vlerat e sotme janë mbi të gjitha – do të karakterizojnë gjithashtu festimet”, ka thënë ajo.

Besimtarët myslimanë në të gjithë botën festojnë të mërkurën Festën e Kurban Bajramit.

Në Kosovë, ceremonia kryesore e faljes u bë në Xhaminë e Madhe të Prishtinës “Sulltan Mehmed Fatih”.

Udhëheqësit e Bashkësisë Islame kanë bërë thirrje për paqe, mëshirë dhe dashuri.

Festa karakterizohet me pelegrinazhin e Haxhillëkut dhe flijimin e kurbanit apo therjen e dashit.

Haxhillëku është një ndër pesë shtyllat e Islamit.

Sipas mundësive fizike dhe financiare, myslimanëve u kërkohet që ta kryejnë këtë ritual së paku një herë në jetë.

Rituali pesëditor mbahet në Arabinë Saudite, ku ndodhen vendet më të shenjta të Islamit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore