Kosova

Hovenier takon Ulutas: Përforcuam angazhimin tonë për sigurinë në Kosovë


Jeff Hovenier dhe Ozkan Ulutas

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, është takuar këtë të premte me Komandantin e misionit të NATO-s në Kosovë (KFOR), Ozkan Ulutas, me të cilin ka diskutuar për angazhimin e përbashkët për sigurinë.

Lajmi është bërë i ditur nga Hovenier, përmes një postimi në platformën X.

“Takimi i mirë me Komandantin e KFOR-it Ulutas. Përforcuam angazhimin tonë të përbashkët për sigurinë në Kosovë dhe diskutuam sfidat e vazhdueshme”, shkroi.

Diplomati amerikan theksoi se shteti që ai përfaqëson qëndron “fuqishëm” me KFOR-in, pasi që, siç thekson ai, “punon për të siguruar një mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes në Kosovë”.

Ndryshe, Ulutas, ka takuar të mërkurën edhe ambasadorin e Bashkimit Evropian, Tomas Szunyog, ata të shteteve anëtare të BE-së, si dhe shefin e misionit të EULEX-it në Kosovë, Giovanni Pietro Barbano, me të cilët ka diskutuar për dialogun Kosovë-Serbi, si dhe stabilitetin rajonal.

Lajmi është bërë i ditur nga KFOR-i, përmes një komunikate për media.

“Ata shkëmbyen mendime për një sërë temash, përfshirë aktivitetet e KFOR-it nën mandatin e saj të OKB-së, si dhe bashkëpunimin e KFOR-it me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in, dhe përpjekjet e vazhdueshme të sigurisë në mbështetje të dialogut të lehtësuar nga BE-ja midis Beogradit dhe Prishtinës”, thuhet në njoftim.

Aty theksohet se gjeneralmajor Ulutas theksoi “angazhimin e palëkundur të KFOR-it për të mbështetur të gjitha përpjekjet e bashkësisë ndërkombëtare, në dobi të sigurisë së qëndrueshme në të gjithë Kosovën dhe stabilitetit rajonal”.

“KFOR vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të ofruar një mjedis të sigurt dhe të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë KFOR-i është reaguesi i tretë i sigurisë, pas Policisë së Kosovës dhe misionit të BE-së për Sundim të Ligjit (EULEX), respektivisht, me të cilët punojmë në koordinim të ngushtë”, përfundon njoftimi.

KFOR, EULEX dhe ambasadorët evropianë bisedojnë për dialogun dhe sigurinë në Kosovë

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore