Lajme

Hovenier takon Aliun, diskutojnë për ngrohjen globale


Jeffrey Hovenier dhe Liburn Aliu

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier këtë të hënë, ka zhvilluar një takim me ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu.

Takimin në fjalë e ka njoftuar, ambasadori amerikan, përmes një statusi në rrjetin e tij social në Twitter, ku nga këtu ka përgëzuar angazhimin e Qeverisë së Kosovës, për parandalimin e ngrohjes globale.

Urime Qeverisë së Kosovës për angazhimin e saj ndaj Betimit Global të Metanit. Ky premtim shihet si strategjia ‘e vetme efektive’ për të parandaluar ngrohjen globale”, ka shkruar Hovenier në Twitter.

Hovenier më tej ka njoftuar se pret me padurim takimin e radhës me ministirn Aliu, për të diskutuar për zbatimin e Betimit Global të Metanit, i cili sipas tij është një hap i rëndësishëm për një të ardhme më të gjelbër për Kosovën.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore