Kosova

Hovenier: SHBA-ja e ka obligim ta ndihmojë Kosovën


Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Jeffrey Hovenier

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Jeffrey Hovenier, është shprehur se SHBA-ja “e ka për obligim që ta mbështesë Kosovën”, për këtë ai ka thënë se institucionet duhet të vazhdojnë që të përmbushin kërkesat e BE-së sa i përket energjisë së ripërtrishme.

Hovenier, deklaratat i bëri në konferencën e para-ofertimit për ankandin solar 100 MW, ku të pranishëm ishin edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.

Ndër të tjera, ai theksoi se janë institucionet që duhet që të përmbushin kërkesat e BE-së.

“Jam shumë i lumtur, iu përgëzojë për nisjen e ankandit të parë. Jam i lumtur që po punojmë për të ardhmen e energjisë. Ky është hap për të përmbushur kërkesat e BE-së për energji të ripërtrishme. Kriza energjetike na tregoji sa është i rëndësishëm furnizimi me rregull, më vjen shumë mirë që edhe sektori privat është përfshirë në këtë ngase ata janë jetik në energjinë e ripërtrishme”, tha ambasadori.

Teksa i falënderoi prijësit e institucioneve, siç tha për proces transparentë e bashkëpunim me sektorin privat në këtë fushë.

“Andaj i përgëzoj prijësit për proces transparencë dhe për bashkëpunimin me sektorin privat. Për fat të mirë Kosova ka potencial për energjie të ripërtrishme. Na vjen mirë që kemi mundësinë që të i’u mbështesim, këtë e kemi obligim, falënderoj edhe stafin e mrekullueshëm të USAID-it”.

Teksa falënderime shprehu për mbështetjen e vazhdueshme në sektorin e energjisë nga kryeministri, Albin Kurti.

“Po ashtu, jam shumë i lumtur që po e zhvillojmë energjinë e gjelbër në përputhje me standarde ndërkombëtare. Kjo është rrugë për projekte në të ardhmen për energjinë e ripërtirishem. Falënderojnë edhe ambasadën e ShBA për ndihmën e vazhdueshme”.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

“Jam krenar që them se Kosova po merr te gjitha hapat për miqësi me natyrë për të krijuar potencial të qëndrueshëm energjetik”.

“Vendi jonë ofrojë në strukturë të mrekullueshëm për investitorët potencial për energjinë e ripërtrishme. Qëllimi është që të inkuadrojmë investime private. Në strategji kemi përcaktuar planin për të siguruar mbi 200 megavat energji, për një të ardhme të mirë energjetike. Kosova do të jetë falënderuese për mbështetjet të vazhdueshme në ndërtimin e një ekonomie e me prosperitet”.

Ndërsa nga ana e kryeministri Albin Kurti, u tha se Kosova po bënë një hap madhor në sektorin e energjisë.

“Jam shumë i kënaqur që ministrja Rizvanolli me ekipin e saj kanë arritur të nisin këtë proces. Kjo edhe do të shtojë beneficionet e do të zvogëloj kostot si dhe do të shtrojë rrugën drejtë projekteve të ardhshme për energji të ripërtëritshme. Kemi bërë një hap madhor në sektorin e energjisë. Jam krenar që Kosova po i merr te gjitha hapat drejtë një ekonomie miqësore ndaj ambientit. Qëllimi ynë është që të krijojmë një mjedis të favorshëm për investime”, ka shtuar i pari i ekzekutivit.

Edhe ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, konsideron se pavarësia energjetike është siguri për zhvillim.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli dhe ambasadori amerikan Jeffrey Hovenier.

“Pavarësia energjetike është siguri për zhvillim. Do të gjenerojmë edhe praktikat e reja. Investimet dhe puna që po bëjmë është garanci për zhvillim edhe të fuqisë punëtore që është e aftë të punojë në këtë sektor. Falënderojë USAID-in për mbështetjen pasi jemi përballur me sfida, kriza në këtë periudhë na ka dal në ndihmë dhe ka qenë partnerë kryesor në të gjitha hapat tonë në strategjie në legjislacion”.

Më 17 maj, Bashkimi Evropian në takimin vjetor të dialogut ekonomik dhe financiar të Këshillit të BE-së i ka rekomanduar Kosovës që të reformojë edhe sektorin e energjisë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore