Kosova

Hoti: Me këtë qeverisje s’ka zhvillim – qindra projekte s’kanë nisur të realizohen


Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka adresuar kritika në drejtim të Qeverisë, duke thënë se në gjashtë muajt e parë të këtij viti janë realizuar vetëm 21 për qind e investimeve kapitale.

“Me këtë qeverisje, vetëm zhvillim nuk ka. Në gjashtë muajt e parë të këtij viti janë realizuar vetëm 21% e investimeve kapitale. Qindra projekte të parapara në buxhet nëpër ministri të ndryshme nuk kanë nisur të realizohen”, shkroi Hoti në Facebook.

Deputeti i LDK-së ka potencuar se raporti gjashtëmujor i buxhetit vërteton se edhe sivjet po vazhdon trendi i tri viteve të kaluara, ku buxheti për projekte kapitale kalon në suficit.

“Tani është e sigurt se ky mandat qeverisës do të mbyllet me dështim të plotë në investime kapitale.Një ekonomi ku nuk ka investime të mjaftueshme kapitale, publike dhe private, nuk ka zhvillim”, potencoi ai.

“Kur nuk ka investime, jo vetëm që nuk shtohet kapitali prodhues, por vjetërsohet dhe bëhet i papërdorshëm edhe kapitali ekzistues”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore