Vende

Hotelet më të mira për 2021, në botë


“Conde Nast Traveller” ka shpallur disa nga hotelet më të mira në botë për këtë vit.

“Angama Safari”/Kenia

Ndoshta aspekti më tërheqës i këtij kampi me qendër në Kenia është qasja e tij në natyrë në një vit kur kjo nevojitej më shumë se kurrë.

Megjithëse pamjet e shtëpisë janë spektakolare, asgjë nuk mund të krahasohet me qëndrimin përballë çadrave ku kampistët shikojnë tërë kohën kafshët e zonës.

Suitat lozonjare janë prej druri dhe bronzi. Çmimi varion nga 4 mijë e 950 dollarë në natë për deri në katër persona.

“Capella Bangok”/Tajlandë

Në një qytet, ku pothuajse çdo hotel është i klasit të lartë. Hapja e “Capella” në Tajlandë  është një mrekulli. Një hotel i mbushur me shumë dhoma, kopshte dhe pishina.

Shërbimi është i frymëzuar nga komuniteti historik “Tailando-Kinez”. Ky hotel bëhet çdo vit e më madhështor. Çmimi është 415 dollarë për natë.

“Montage Healdsburg”/Kaliforni

Ky vend është një magji e pastër, emocionues dhe vendpushim luksoz. Në të ndodhen 130 dhomat moderne dhe restorant që ofron gjithçka nga tradita e vendit. Çmimi është 995 dollarë për natë.

“Villa Copenhagen”/Danimarkë

Pa dyshim hapja më domethënëse në Danimarkë. Ngjitur me kopshtet Tivoli dhe stacionin qendror, ky hotel ka 390 dhoma, një pishinë, restorante dhe bare. Kolonat e trasha prej mermeri, tavanet dhe shkallët e lisit të strukturës origjinale neo-barok janë thjesht mahnitëse. Çmimi është 220 dollarë për një natë.

“Higashiyama Niseko Village”/Japoni

Në këtë cep të ishullit Hokkaido të Japonisë veriore ndodhen shumë hotele me pesë yje, të cilat edhe pandemia nuk ka arritur t’i “shkrijë”.

Ambientet e brendshme janë një pamje moderne. Dhomat e gjumit i bëjnë jehonë mjedisit natyror, grila druri të errëta, qilima që u ngjajnë pyjeve abstrakte, panele lulesh dhe gurë vullkanikë në stilin japonez. Ushqimi është vetëm sezonal. Çmimi është 595 dollarë për një natë.

“Maker Hotel”/New York

“Maker” me 11 dhoma është një kuti xhevahirësh që kanalizon frymën krijuese të vendndodhjes së saj. Vendi është i mbushur me një dekor që i përshtatet emrit të tij. Një tryezë metalike e shkruar nga një farkëtar francez, qilima të punuar me dorë në Marok. Në katin e poshtëm, ka një restorant i cili është plot ndriçim.

Në të ndodhet një pishinë modeste dhe shezlone me distancë nga njëri-tjetri. Çmimi është 450 dollarë për një natë.

 Përshtatur nga “Conde Nast Traveller” për Albanian Post

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore