Lajme

Holokausti ndaj romëve, në gusht përkujtohet masakra


Përtej hebrenjve, holokausti ka përfshirë edhe komunitetin rom, me vrasjen barbare të qindra mijëra romëve, pjesa më e madhe e të cilëve ishin gra dhe fëmijë.

Në të ashtuquajturin “Gypsy family camp” në kampin e përqendrimit nazist të Auschwitz-it, pjesë e 220-500 mijë të vrarëve, kanë qenë edhe Romët.

Me një vendim të Parlamentit Evropian më 2  gusht 2015, kjo datë u shpall dita ndërkombëtare përkujtimore e Holokaustit ndaj komunitetit rom evropian.

Rreth çereku i popullsisë rome të kohës u shfarosën në kampet e përqendrimit.

Kjo datë është përcaktuar jo vetëm si historike, po edhe si shënjuese e një integrimi të komunitetit dhe barazisë.

Sot në Evropë numërohen rreth 12 milionë romë. Në gjithë globin ka rreth 20 milionë persona të komunitetit rom.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore