Euro 2024

Holandë – Angli, formacionet zyrtare


Gakpo - Saka

Holanda dhe Anglia takohen në gjysmëfinalen e UEFA Euro 2024 të mërkurën më 10 korrik, ora 21:00.

Për herë të dytë në pesë vjet, këto dy ekipe takohen në një gjysmëfinale, me Holandën që ka triumfuar 3-1 pas kohës shtesë në një ndeshje të Nations League në vitin 2019.

Pesë nga tetë ndeshjet e fundit mes këtyre dy skuadrave kanë përfunduar në barazim pas 90 minutash.

Fituesi i ndeshjes së sotme do të shkojë në finalen e madhe të Berlinit, më 14 korrik, aty ku do të gjejë Spanjën.

Formacionet zyrtare

Holanda: Verbruggen; Dumfries, De Vrij, Van Dijk, Ake; Schouten, Simons, Reijnders; Malen, Depay, Gakpo.

Anglia: Pickford; Walker, Stones, Guehi; Saka, Mainoo, Rice, Trippier; Bellingham, Foden; Kane.

Çfarë thonë trajnerët

Ronald Koeman, trajneri i Holandës tha: “Kemi pasur më pak ditë për t’u përgatitur për ndeshjen, por nuk patëm kohë shtesë siç kishte Anglia (kundër Zvicrës)”.

“Fizikisht ekipi është vërtet i fortë. Ne jemi të përqendruar dhe ne mezi presim të luajmë një lojë të mirë me të njëjtin rezultat (një fitore 3-1)”, vijoi holandezi.

Gareth Southgate, trajneri i Anglisë u shpreh: “Ronald Koeman është një trajner me përvojë. Ne jemi të përgatitur për çdo gjë, do të jetë një lojë emocionuese”.

“Lojtarët në fushë duhet të jenë një hap tjetër nga ajo që treguam në ndeshjen e fundit, është një hap më lart në cilësinë e kundërshtarëve”, theksoi anglezi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore