Kampionate

Hoffenheim-i refuzon ofertën e Milan-it për Grillitsch-in


Gazeta e përditshme gjermane “Kicker”, raporton se klubi nga Bundesliga, Hoffenheim-in, nuk dëshiron të ulë kërkesat e saj ekonomike për austriakun, Florian Grillitsch-in.

Hoffenheim-i ka qenë në negociata të vazhdueshme me italianët e Milan-it, për shitjen e mesfushorit në “San Siro”. Sipas raportimeve, oferta e parë e kuqezinjëve është refuzuar.

Gjermanët e vlerësojnë lojtarin 18 milionë euro, por duke qenë se ai është në vitin e fundit të kontratës “Kicker” pohon se dy klubet mund të bien dakord për 12-15 milionë euro.

Gjithashtu, “Kicker” raporton se 26-vjeçari e dëshiron një largim drejt shtatë herë fituesve të Champions League.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore