Stil

H&M, efektet e Covid-19 sjellin mbylljen e dyqaneve


Asnjë dividend, të paktën tani për tani, për H&M, zinxhiri i dytë më i madh i veshjeve të modës së shpejtë. Ai numëron mbi 120 milion klientë besnikë në 26 tregje në të gjithë botën.

Grupi suedez tha se një dividend i mundshëm ndoshta do të diskutohet më vonë, në varësi të mënyrës se si evoluon tregu.

Ky është efekti i valës së dytë të pandemisë, e cila ka mbyllur përkohësisht shumë dyqane. Kjo u ka shkaktuar një humbje prej 1.39 miliardë në tremujorin e parë fiskal, i cili përfundoi në shkurt.

“Për momentin, një total prej 3 mijë e 441 nga 5 mijë e 62 dyqanet e grupit janë të mbyllura, të cilat së bashku me kërkesën e zbutur në tregjet që janë ende të hapura, kanë pasur një ndikim të rëndësishëm negativ në shitje deri muajin mars,” tha shitësi suedez i veshjeve në një deklaratë.

“Globalisht, kjo ka të ngjarë të prekë dhjetëra mijëra punonjës në të gjitha pjesët e biznesit, megjithëse nuk është aktualisht e mundur të përcaktohet numri i saktë”, shtoi H&M.

Kompania ka mbyllur përkohësisht të gjitha dyqanet në disa nga tregjet më të mëdha të grupit duke përfshirë Gjermaninë, MB dhe SHBA.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore