Euro 2020

Historiku i përballjes për historinë e Kampionatit Evropian, Itali – Angli


Stadiumi “Wembley” në Londër pret përballjen e finale të Kampionatit Evropian “Euro 2020”.

Përfaqësuesja që e nisi këtë Evropian, Italia, po e mbaron atë me ndeshjen më të rëndësishme të saj.

Azurët e hapën këtë garë përballë Turqisë, në Romë dhe po e mbyllin përballë Anglisë në Londër.

Tre Luanët, në kërkim të triumfit historik, veçse kanë shkruar një pjesë të historisë, sepse për herë të parë arrijnë në një finale Evropiani.

Për Italinë kjo do të jetë ndeshja e tretë në “Wembley”, kurse për Anglinë, e gjashta, nga shtatë në total në këtë Europian.

Azurët, që nuk kanë arritur ta fitojnë Kampionatin Evropian që nga viti 1968, kërkojnë rikthimin e madh, me në krye Roberto Mancini.

Tre Luanët, që arritjen më të madhe në këtë garë e kanë gjysmëfinalen e vitit 1996, e kërkojnë trofeun e parë evropian të udhëhequr nga Gareth Southgate.

Për herë të fundit në një Kampionat Evropian, dy skuadrat janë përballur në vitin 2012. Ndeshjen e kishte fituar Italia, pas ekzekutimit të penalltive.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore