Euro 2020

Historiku i Evropianëve, EURO 1984


Pas suksesit të jashtëzakonshëm që kishte formati i ri i Evropianit që u inaugurua në vitin 1980, entuziasmi ishte shumë më i lartë për vitin 1984.

Tanimë Evropiani ishte shndërruar në një ëndërr për secilin shtet pjesëmarrës.

Dhe, kjo bëri që tanimë UEFA të organizonte një short special për të caktuar grupet në kuadër të kualifikueseve.

Cili ishte ai?

32 skuadra ishin të ndara në pesë vazo, në bazë të renditjes që kishin në UEFA.

Këto 32 shtete ndaheshin në shtatë grupe, tre me nga katër, katër me nga pesë.

Shqipëria bëntë pjesë në vazon e pestë, dhe shorti për kuqezinjtë do të ishte shumë i vështirë.

Si shkuan grupet?

Grupi 1: Finalisti i EURO 1980, Belgjika, fitoi grupin para Zvicrës, Gjermanisë Lindore dhe Skocisë.

Grupi 2: Portugalia siguroi pjesëmarrjen e parë në një EURO, duke fituar grupin kundër Bashkimit Sovjetik, Finlandës dhe Polonisë.

Grupi 3: Në grupin e parë me pesë skuadra, Danimarka doli fituese para Anglisë, Greqisë, Hungarisë dhe Luksemburgut.

Grupi 4: Jugosllavia kryesoi grupin para Uellsit, Bullgarisë dhe Norvegjisë.

Grupi 5: Rumania shokoi të gjithë, duke dalë fitues të grupit para Suedisë, Çekosllovakisë, Italisë dhe Qipros.

Grupi 6: Në grupin e Shqipërisë, fitues ishin kampionët në fuqi, Gjermania Perëndimore. Irlanda e Veriut, Austria, Turqia dhe Shqipëria ishin të pafuqishme për gjermanët.

Grupi 7: Spanja, vetëm fal numrit më të madh të golave, eliminoi Holandën. Pas tyre përfunduan Irlanda, Islanda dhe Malta.

Së bashku me Francën, që ishte organizatore e EURO 1984, u caktuan edhe tetë ekipët pjesëmarrëse për futbollin e verës së atij viti.

EURO 1984

Duke parë ankesat e shumta nga tifozët dhe federatat e futbollit për formatin e grupeve në vitin 1980, UEFA vendosi ta ndryshojë atë.

Cili ishte ndryshimi?

Tetë shtetet ndaheshin në dy grupe, sikurse në EURO 1980.

Por, këtë herë, ndryshimi ishte se pas grupeve, vinte faza gjysmëfinale.

Dy skuadrat e para të dy grupeve avansonin tutje, duke caktuar çiftet gjysmëfinale.

Fituesi i grupit A, përballej me të dytin e grupit B, dhe anasjelltas.

Me votë unanime, u vendos që të eliminohej edhe ndeshja për vendin e tretë.

Grupi A

Belgjika, Danimarka, Franca dhe Jugosllavia ishin pjesë e këtij grupi.

Të udhëhequr nga tre herë fituesi i topit të artë, Michel Platini, Franca u bë skuadra e parë që fiton çdo ndeshje në grup.

Gjelat shënuan nëntë gola në grupe, nga të cilat shtatë i shënoi fantazisti Platini.

Danimarka, pas fitores dramatike në ndeshjen e fundit përballë Belgjikës, arriti kualifikimin në gjysmëfinale.

Jugosllavia përfundoi e fundit me tre humbje në po aq ndeshje.

Grupi B

Gjermania Perëndimore, Portugalia, Rumania dhe Spanja ishin pjesë e këtij grupi.

Vetëm falë golave të shënuar, Spanja përfundoi e para para Portugalisë.

Në pjesëmarrjen e tyre të parë, Portugezët arritën që të lën jashtë kampionët e dyfishtë, Gjermaninë e Veriut.

Skuadra surprizë, Rumania, përfundoi e fundit në grup, me vëtëm një pikë.

Gjysmëfinalet

Vendasit francez, dhe fituesin e grupit A, përballeshin me vendit e dytë të grupit B, Portugalinë.

Ndeshjen e hapi Domergue pas 24 minutave, duke i dërguar në avantazh vendasit në pushim mes pjesëve.

Ndeshja po shkonte mirë për Francën, deri në minutën e 74-të.

Jordao shënoi për Portugalinë për të barazuar shifrat në 1-1. Me këtë rezultat, ndeshja iu drejtua vazhdimeve.

Po i njëjti, Jordao, shënoi përsëri, për t’i dërguar portugezët në avantazh.

Ndeshja po shkonte shumë mirë për mysafirët, derisa gjithçka ndryshoi në gjashtë minutat e fundit.

Domergue gjeti të dytin personal, për të barazuar shifrat në të 114-ën.

Kur ndeshja po i drejtohej llotarisë së 11-metërshave, në skenë u ngjit njeriu i Evropianit, Michael Platini.

Fantazisti francez shënoi për 3-2 vetëm 60 sekonda para mbylljes së takimit, duke e dërguar Francën në finale.

Ky ishte goli i tetë për Platini-n, në katër ndeshje në EURO 1984.

Danimarkë – Spanjë

Gjysmëfinalja e dytë zhvillohej mes dy skuadrave që shkaktuan befasinë në grupin e tyre.

Të dy këto skuadra lanë jashtë dy finalistët e EURO 1980.

Vetëm pas shtatë minutash, Lerby shënoi për epërsinë e nordikëve.

U desh të pritej një orë lojë deri sa pamë golin tjetër.

Spanja barazoi me anë të Maceda-s. Deri në fund, nuk ndryshoi asgjë dhe ndeshja iu drejtua vazhdimeve.

As pas 30 minutave lojë shtesë, nuk ndryshoi asgjë.

Finalisti i dytë do të përcaktohej nga gjuajtja e penalltive.

Në katër raundet e para, të dy skuadrat shënuan penalltitë e tyre.

Elkjaer humbi penalltinë e pestë dhe gjithçka ishte në këmbët e Manuel Sarabia.

Ai shënoi për 5-4 dhe dërgoi Spanjën në finale.

Finalja e madhe

Më 27 qershor, në “Parc Des Princes”, para 47,368 tifozëve, Franca zbriste si e dashuruara në qytetin e dashurisë.

Ndeshja ishte e thjeshtë, dominimi i vendasve u shpërblye në pjesën e dytë.

Platini ishte thjesht i papërmbajtshëm.

Ai i dhuroi epërsinë vendasve në minutën e 57-të.

Menaxhimi i epërsisë ishte shumë i lehtë për vendasit, që e gjetën edhe golin e dytë në minutat e fundit.

Bellone shënoi për 2-0, dhe Franca ngriti në delir afro 50 mijë tifozë vendas, duke u shpallur kampion Evropiani për herë të parë në histori.

EURO 1984, ose EURO ‘Platini’.

Nëntë gola në pesë ndeshje, një rekord që ende mbetet i pathyeshëm.

Mes fantazisë personale dhe superioritetit kolektiv, Franca me shumë meritë ngriti në qiellin e Paris-it trofeun e Evropianit.

Së shpejti, EURO 1988…

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore