
Sot u zhvillua mbledhja e komitetit ekzekutiv të UEFA-së, ku merr pjesë edhe presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka.
Sot u miratuan një sërë vendimesh të rëndësishme që kanë impakt të menjëhershëm në futbollin evropian, siҫ është pranimi i spektatorëve në stadiume, duke hequr kufizimin e pjesëmarrjes 30% që ishte vendosur nga Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s më 1 tetor 2020.
Në të njëjtën kohë do të hiqet ndalimi për spektatorët që marrin pjesë në ndeshjet e futsallit.
Vendimi për pjesëmarjen totale të lejuar të spektatorit do të jetë nën përgjegjësinë eksluzive të autoriteteve përkatëse lokale ose kombëtare.
Në këtë vendim është ndaluar shpërndarja e biletave ose ftesave për tifozët udhëtues deri para finaleve të garave për klube të UEFA-s që do të zhvillohen në maj 2021.
Në këtë mbledhje u zgjat edhe afati për rregullimin e pesë zëvendësimeve në një ndeshje. Ky rregull do të zbatohet edhe në ndeshjet kualifikuesë për kupën e botës, “Qatar 2022”.
UEFA Euro 2021, finalet e Nation League dhe ndeshjet e këtij kompeticioni, po ashtu do kenë rregullin e pesë zëvendësimeve.
Vendimi i fundit i marrë në këtë mbledhje ishte ai për përcaktimin e skuadrave që do të marrin pjesë në Kupën e Botës së femrave FIFA U-20 në Kosta Rika në vitin 2022.
Pas anullimit të Kampionati Evropian U-19 për femra 2020-2021, e cila shërbente si kualifikuese për Kupën e Botës FIFA U-20, Komiteti Ekzekutiv miratoi përdorimin e koeficentit në raudin kualifikues të ekipeve për përcaktimin e ekipeve që kualifikohen në FIFA Youth World Cups.
Në përputhje me kriteret e miratuara ekipet që do të përfaqësojnë Europën në këtë kompeticion janë Spanja, Franca, Gjermania dhe Holanda.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Emigrantët që do kthehen në Shqipëri – nuk do udhëtojnë më për në Britani, thotë ambasadori britanik
-
The Times: Turizmi në Shqipëri, në nivelet e Greqisë dhe Kroacisë
-
Salman Rushdie, pas operacionit kirurgjik, merr frymë me ventilator dhe nuk është në gjendje të flasë
-
Qeverisë Kurti i mungojnë kuadrot, eksperienca dhe dituria, thotë Pacolli