Kampionate

Hidhet shorti për sezonin e ri në Superioren e Shqipërisë


Këtë të hënë në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”, Tiranë, është hedhur shorti për kalendarin e kampionatit Kategoria Superiore për sezonin 2024-25, që është edhe edicioni i 86-të në histori.

Të pranishëm në hedhjen e shortit ishin përfaqësuesit e 10 klubeve të kampionatit Kategoria Superiore, përfaqësues të medias shqiptare, shefi i Departamentit të Garave në FSHF, Marjus Sulejmani si edhe ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare, Altin Lala.

10 klubet kanë mësuar nga goglat kundërshtarët e tyre për 36 javët e këtij edicioni, teksa që në javën e parë premtohen emocione.

Java e parë e kampionatit Kategoria Superiore, 18 gusht 2024:

KF Partizani – KF Vllaznia

KF Skënderbeu – AF Elbasani

KF Teuta – FK Bylis

FC Dinamo City – KF Egnatia

KF Laçi – KF Tirana

Sipas vendimit të Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, Kategoria Superiore do të ngrejë siparin të dielën e 18 gushtit dhe kampionati i rregullt do të përfundojë më datë 1 maj të vitit 2025.

Faza “Final Four” do të luhet në periudhën 9 – 17 maj 2025.

Në kampionatin Kategoria Superiore këtë sezon marrin pjesë këto skuadra: KF Egnatia, KF Partizani, KF Skënderbeu, KF Vllaznia, KF Tirana, KF Teuta, FC Dinamo City, KF Laçi, AF Elbasani dhe FK Bylis.

Kalendari i plotë i Kategorisë Superiore 2024-25, kliko këtu.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore