Shqipëria

Hidhet me kokë te ‘Syri i Kaltër’, pushuesi plagoset rëndë


Një pushues nga Tirana ka mbetur i plagosur pasditen e sotme në pikën turistike tek “Syri i Kaltër”.

28-vjeçari është hedhur me kokë nga lartësia në ujërat e burimit të pikës turistike por hedhja ka qenë fatale pasi është goditur në kokë duke çarë kështu skalpin e kokës.

Menjëherë është transportuar drejt urgjencës “Stefan Mekshi” në spitalin e Sarandës.

Sipas bluzave të bardha për shkak të dëmtimeve në kokë është nisur me helikopter për mjekim më të specializuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore