Sport

Heshtje treditore kundër abuzimit online


Me anë të një komunikate zyrtare në rrjetet sociale, Premier League ka komunikuar që do të ndalë çdo postim në këto rrjete deri të martën.

Kjo lëvizje po bëhet si tentativë për të ndalur abuzimin e përditshëm që ndodh në rrjetet sociale.

Premier League shkruan:

“Duke filluar në orën 15:00 sot, ne do të ndalemi së postuari në kanalet tona sociale dhe do të qëndrojmë të heshtur deri të martën, më 4 maj”.

“Ne e ndërmarrim këtë lëvizje së bashku me komunitetin e futbollit, në betejën kundër abuzimit online dhe diskriminimit në rrjetet sociale”.

“Kompanitë e mediave sociale duhet të bëjnë më shumë për të ndalur abuzimin online”.

“Këtë fundjavë, futbolli anglez mblidhet së bashku me organizatat dhe sportet e tjera për të bojkotuar mediat sociale duke kërkuar ndryshim”.

“Po kërkojmë për veprime të rëndësishme që të sjellim në fund abuzimet e ashpra diskriminuese, që lojtarët dhe shumë të tjerë përjetojnë në mediat sociale”.

Më poshtë, edhe pikat që Premier League kërkon nga kompanitë mediatike sociale që të ndërmarrin:

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore