Sport

Hertha Berlin synon të transferoj Milot Rashicën në huazim


Klubi nga kryeqyteti i Gjermanisë synon që ta transferoj Milot Rashicën në huazim për 6 muaj.

Futbollisti i kombëtarës Kosovare, është në rradhët e Werder Bremen, ekipit tjetër të Bundesligës.

Hertha është në diskutime që të marrë futbollistin Kosovar në huazim 6 mujor, që pastaj e obligon blerjen nga Hertha në fund të sezonit.

Klubet janë duke negociuar për momentin dhe shpresojnë të arrijnë marrëveshje para se të mbyllet afati kalimtar i janarit sonte në orën 00:00.

Milot Rashica sapo është kthyer nga lëndimi, ku në ndeshjen kundër Schalkes luajti tërë pjesën e dytë madje edhe dhuroi assist në golin vendimtar për fitoren.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore