
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, e ka quajtur “analfabet’ ish-kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hotin, pasi i ky i fundit, e ka kritikuar për shpërndarjen e subvencioneve në bujqësi duke thënë se investimet kapitale në bujqësi për periudhën janar-mars 2023 “janë zero për qind”.
“Hera e fundit që polemizoj me një analfabet. Hoti nuk ka pagesa të subvencioneve në këtë periudhë, janar – mars 2023 sepse në vitin 2022 s’ka pasur borxhe por në këtë periudhë ka pasur aplikim për subvencione”, ka shkruar Peci në Facebook.
Peci ka theksuar se borxhi i vitit paraprak është zero, “ndërsa borxhet-obligimet tua kanë qenë mbi 40 milionë në vitin 2020 ndërsa kanë filluar të mbulohen në 2021-tën”.
“Deri në fyt e krenar”, ka shtuar ai.
Në anën tjetër, deputeti Hoti, kishte shkruar paraprakisht se “ministri Peci është bërë inspektor kundër duhanit”, që është një çështje e rëndësishme.
“Por ai është ministër i bujqësisë dhe duhet të merret me bujqësi e jo me çështje të inspektorëve”, kishte shkruar ai në Facebook.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Integrimi i Shqipërisë në BE do të jetë rekord, falë Mira Muratit dhe Inteligjencës Artificiale
-
Njësia Speciale Intervenuese proteston sërish të shtunën, i bashkohet edhe Sindikata e Policisë së Kosovës
-
Fitore për Andrew Tate, gjykata vendos se ai mund të lëvizë lirisht brenda Rumanisë
-
Konjufca: Qasja e BE-së për zbatimin e marrëveshjeve Kosovë – Serbi s’dërgon në rezultate, problemi qëndron tek kush i pari e bën hapin