
Kush i ka kthyer sytë për nga qielli ditët e fundit, me siguri e ka vënë re se Hëna, sateliti natyror i Tokës, është paraqitur më e madhe dhe më e shndritshme…por mbi të gjitha në ngjyrë të kuqërremtë.
Në fakt gjithë këto nuk janë rastësi, pasi Hëna e emërtuar si “luleshtrydhe” për shkak të ngjyrës, tregon edhe fillimin meteorologjik zyrtar të stinës së verës.
Më e plotë, ajo u pa mbi qiellin e Britanisë së Madhe në orët e mbrëmjes së 4 qershorit, kur edhe të apasionuarit nuk reshtën së fotografuari.
Emri i saj mendohet se vjen nga fiset Algonquian në Amerikën e Veriut, me qershorin që është muaji kur luleshtrydhet fillojnë të piqen për të mbledhur.
Historikisht, emra si ky do të kishin shërbyer për një qëllim, duke ndihmuar në monitorimin e ndryshimit të stinëve.
Fotografi Michael Wake ka kapur “Hënën luleshtrydhe” duke u ngritur mbi farin në Roker Pier në Sunderland.
“Unë qëndrova në shëtitoren Seaburn, pak më poshtë dhe rreth një milje larg farit”, tha ai. “Në fillim, lindja e Hënës ishte fshehur pas një batanije resh dhe nuk isha i sigurt nëse do të shfaqej.
“Fatmirësisht u bë, dhe ndërsa u ngrit në qiell, u bë gjithnjë e më i shndritshëm, pastaj u kthye në një të kuqe dhe portokalli të bukur”, shpjegoi më tej ai.
Edhe pse dukej spektakolare, Hëna e luleshtrydhe nuk u emërtua këtë herë si superhëna.
Superhëna e parë e vitit 2023 – kur një Hënë e Plotë është gjithashtu në pikën e saj më të afërt me Tokën përgjatë kësaj orbite – pritet në gusht.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
PDK dhe AAK s’votojnë, dështon ratifikimi i një marrëveshjeje ndërkombëtare
-
Përfundon mbrojtja për Inceneratorin e Elbasanit, Lefter Koka paraqet raport mjekësor
-
E krahasoi Plenkoviç-in me Putin-in, Grliç Radman, Komshiç’it: Deklaratë e papërgjegjshme – je uzurpator i kuotës kroate
-
“Kurti dëshiron të bëhet Zelensky, kam frikë se do të bëhet Aliyev”, thotë Trajkoviç
Lajmet kryesore
-
Dita më krenare në historinë e marrëdhënieve ndërkombëtare të Shqipërisë, thotë Rama
-
Diplomacia amerikane “distancohet” sërish nga Berisha: Nxisim aktorët të shqyrtojnë me kujdes angazhimet me figura të tilla
-
Princi i Kurorës thotë se Arabia Saudite po i afrohet normalizimit të marrëdhënieve me Izraelin
-
Beteja e LDK-së për zbutjen e “polarizimit shoqëror”, (s’)mund t’i ngjajë “modelit populist” të LVV-së