![](https://albanianpost.com/wp-content/uploads/2023/11/59ba92ae-1548-411a-8f1c-8caffc2c97d8.jpg)
Artisti i mirënjohur i arteve pamore, Helidon Haliti, ka çelur në mjediset e Presidencës shqiptare një ekspozitë të titulluar “Shqipëria Ime”, ku përfshihen 50 piktura akuarel, me peizazhe të ndryshme nga viset shqiptare.
Gjatë një ceremonie hapëse të kësaj ekspozite, një fjalë e ka mbajtur edhe Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, i cili vlerësoi përkushtimin dhe punët e artistëve, duke shprehur se një shoqëri nuk mund të mbartë kurrë vlerat themelore që gjenden në zemër të qenies njerëzore nëse nuk mbështet dhe nuk respekton artin apo krijuesit e tij.
Begaj u shpreh për promovimin e artistëve të cilët i vlerësoi si “ambasadorët më të mirë te Shqipërisë”.
Ai propozoi gjithashtu zgjerimin e hartës së qendrave të artit në të gjithë Shqipërinë, për të mos u mjaftuar vetëm me Tiranën.
“Institucioni i Presidencës është i hapur për ekspozita por do të gjykoja që ekspozita të tilla lëvizëse mund të bëhen edhe në qytete të tjera, sepse nuk duhet ta shohim vetëm Tiranën si kryeqendër të artit, pasi edhe qytetet e tjera meritojnë të kenë vëmendjen tonë”, përshkroi Begaj. “Çelja e kësaj ekspozite me pamje nga viset shqiptare në një farë mënyre është jo vetëm kthimi i profesorit në Atdhe por edhe prezantimi i këtij arti patriotik”.
Në çelje të ekspozitës morën pjesë nxënës dhe studentë të arteve pamore, artistë, studiues dhe personalitete të shumta të trupit diplomatik dhe të shoqërisë shqiptare.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Alastair King-Smith takim me Nikollën: Dispozitat e reja për votimin e diasporës do të mundësojnë lidhje më të forta
-
Fredi Beleri kërkoi pezullim të dekretit të Begajt për zgjedhjet, çështja kalon në seancë gjyqësore
-
Përleshja me armë në Thumanë, 4 të arrestuar
-
Balla pret Wisner: SHBA, mbështetje Shqipërisë në sfidat e sigurisë publike
Lajmet kryesore
-
Ndryshimet në Kodin Zgjedhor, OSBE: Shpresojmë që të respektohen kuotat gjinore
-
Balla pret Wisner: SHBA, mbështetje Shqipërisë në sfidat e sigurisë publike
-
Mburoja kundër dronëve dhe metali i shkrirë: Një udhëtim në fabrikën e çelikut të Stalinit që armatos ushtrinë ukrainase
-
Edhe zyrtarisht Lajçak-ut i zgjatet mandati deri më 31 janar 2025