Vende

Hekurudha një shekullore për të cilën nuk keni dëgjuar asnjëherë më parë


Treni në malet e Alishan në Tajvan

Në malet e Alishan të Tajvanit ngjitet një tren me shëtitësit, ku përjetojnë një lloj aventure, duke u kthyer në një kohë kur udhëtimi me tren, në një far mënyre të japin emocione.

E ndërtuar më shumë se një shekull, treni ka nisur një nga udhëtimet e reja të stilit të lundrimit në Hekurudhën Alishan Forest, ku ka një rrjet prej 71.4 km.

Hekurudha pyjore është mënyra më e mirë për të eksploruar malet e Alishan, një nga vargjet malore më të rëndësishme të Tajvanit.

Lai Guo-Chua, një fotograf që jeton në afërsi të hekurudhës, kaloi më shumë se tre vjet duke e dokumentuar atë.

Hekurudha e cila ishte nën pushtimin japonez, përfundoi në vitin 1912, ku u përdor për të transportuar selvi tani të rrezikuara të Tajvanit nga Alishan.

Treni në malet e Alishan-it

Në ditët e sotme, ajo mbetet një nga hekurudhat malore më historike dhe më të bukura në botë.

Në qytetin ku gjendet kjo hekurudhë, Chiayi ka një lartësi prej 30 metrash deri në Chushan në 2 mijë e 451 metra.

Ky stacion hekurudhor ofron peizazhe të larmishme natyrore.

Fushat e Alishan

Hekurudha më e lartë malore në Azi, më e lartë se hekurudha e famshme Darjeeling Himalayan, e cila ngjitet nga 100 metra në 2 mijë e 200 metra.

Më e mira është se, shumë aspekte të rrjetit hekurudhor Alishan mbeten siç ishin një shekull më parë.

Lidhjet hekurudhore janë ende prej druri të ngurtë dhe shoferët duhet të zbresin nga treni dhe të ndryshojnë manualisht drejtimin e binarit.

Malet e Alishan në Tajvan

Liao Yuan-Chiao, kapiteni i trenit në një intervistë për CNN thotë se “Ndihet më njerëzorë, ndryshe nga makinat moderne të ftohta dhe të automatizuara”.

Yuan Chiao si një entuziast hekurudhor, gjashtë vjet më parë la punën e tij si pedagog për të punuar si asistent treni në Hekurudhën Pyjore Alishan.

Ai thotë se i pëlqen çdo gjë që ka të bëjë me teknologjinë e vjetërsuar pra, sistem i pa automatizuar.

“Më pëlqejnë hekurudhat sepse më pëlqen zhurma e ulët nga një motor treni dizel, ju mund të dëgjoni ndryshimet në tinguj kur makina ndryshon shpejtësinë e saj, tingëllon gjallë”.

“Për fat të mirë, Hekurudha Pyjore Alishan nuk është zëvendësuar me trena elektrikë”, përshkruan Chiao.

Kapiteni i trenit, Liao Yuan-Chiao

Popullariteti i hekurudhës u rrëzua pasi autostrada Alishan më e shpejtë dhe më e lehtë u ndërtua në vitin 1982. Shërbimet e saj janë ndërprerë nga fatkeqësitë natyrore dhe daljet nga shinat disa herë.

Ndërsa tani ka funksionin vetëm për të transportuar pasagjerë në mal. Dhe sot, mbetet një nga hekurudhat më historike dhe më të bukura në botë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore