Lajme

Haziri kundër vendimeve të Qeverisë për mbylljen e lokaleve nga inspektorët shtetërorë në Gjilan


Kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka kërkuar nga Inspektoratet Shtetërore që të mos ndërhyjnë në kompetencat e komunës. Ky reagim vjen pas mbylljes së disa lokaleve në Gjilan, si pasojë e për moszbatimit të masave anti-COVID.

Sipas tij, tejkalimet e lehta që mund të ndodhin inspekcioni komunal “mund t’i zgjedhë pa problem dhe pa masa represive”.

Ai para mediave ka thënë se “inspekcioni komunal është autoriteti kryesor dhe më i lartë komunal që merret me ndalimin edhe me hapjen e aktiviteteve”.

“Task forca e ashtuquajtur e qeverisë në kuadër të pandemisë anti-COVID mbrëmë ka ndërhyrë në disa bizneset dhe aktivitetet ekonomike në komunën e Gjilanit duke e ndaluar veprimtarinë për shkak të mos zbatimit të masave të IKSHP-së që në fakt është ndërhyrë në punët e komunës sepse unë udhëheqë me emergjencat civile kundër COVID-19 në Gjilan. Ju lutem mos ndërhyni”.

“Inspekcioni komunal në afat sa më të shkurtë do të lejojmë normalizimin e aktiviteteve dhe veprimtarive dhe bëjmë thirrje që të mos ndërhyjnë task forca në kompetencat e komunës, pa koordinim me neve, pa koordinim me inspekcionin komunal”, shtoi ai.

Një nga lokalet e mbyllur.

Po ashtu, Haziri ka theksuar se dënimet janë të përballueshme për operatorët dhe bizneset e vogla në Gjilan.

“Kjo task forcë po vazhdon të shkaktojë kokë dhimbje. Është e ndaluar me ligj që policia me armë të gjata të ndërhyjnë në lokale ku nuk ka inspekcion, e nuk ka inspektorë të shtetit që janë të thirrur për zbatimin e masave”.

“Është pjesë e një presioni ndaj ekonomisë dhe biznesit të vogël dhe apeli ynë është ju lutem mos ndërhyni”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore