Lajme

Haziri akuzon Hysenin për keqqeverisje: Imazhi i Gjilanit ka rënë për toke


Lutfi Haziri

“Për Gjilanin, 7 javë nga 7 dështime e çdo javë nga 7 skandale”, e ka filluar shkrimin e tij Lutfi Haziri, nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), duke kritikuar qeverisjen e Kryetarit të Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni.

Përmes një postimi në Facebook, Haziri, i cili ka qenë kryetar i Gjilanit, tha se imazhi i kësaj komune ka “rënë për toke”, sepse “po administrohet, nuk po qeveriset”.

“Ekzekutivi i Komunës së Gjilanit nuk ka më as guxim të ballafaqohet me Kuvendin Komunal, për shkak të keq qeverisjes, abuzimit me paranë publike, nepotizmit të paparë në punësim, ngecjet së madhe në infrastrukturë, dështimit e lidhjes së rrugëve lokale me rrugët regjionale e stagnimit në çdo resor”, shkroi ai.

Sipas nënkryetarit të LDK-së, “politika tinëzare” është instaluar tash e dy vjet në Gjilan, “ka bërë politikë tinëzare me partinë e tyre, me ish-partnerin qeverisës e po mundohet që ta shtrijnë këtë edhe përtej”.

“E keqja e madhe është që politika e ‘mizevirit’, është munduar edhe heronjtë tanë t’i ndajë”.

Fatkeqësisht, shton Haziri, kjo komunë e ka shtrirjen e veprimit Gjilan, Podujevë dhe Shtime, duke mos bërë asnjë partneritet me organizatat e fuqishme financiare në Evropë dhe Shtete të Bashkuara të Amerikës”.

“Kur s’ka politika zhvillimore”, vlerëson ish-kryetari i Gjilanit, “e bëjnë politikën e mizevirit”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore