Haxhiu takohet me ambasadoren e Holandës, diskutohet angazhimi i saj për Kosovën

SHFLETO

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe ambasadorja e Mbretërisë së Holandës në Prishtinë, Carin Lobezzo

 

Sahide Brati
21.06.2024 13:38
Loading Icons...

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, është takuar këtë të premte me ambasadoren e Mbretërisë së Holandës në Prishtinë, Carin Lobezzo, me të cilën kanë diskutuar për angazhimin e kësaj të fundit në forcimin e marrëdhënieve në mes dy vendeve respektive.

Siç njofton Ministria e Drejtësisë, Haxhiu ka theksuar mirënjohjen për përkushtimin dhe kontributin e diplomates holandeze në këtë drejtim.

“Bashkëpunimi me Ministrinë e Drejtësisë, veçanërisht në fuqizimin e drejtësisë tranzicionale do të mbetet një nga rezultatet më të mira të arritura në këtë partneritet”, theksohet në njoftim.

Tutje, tregohet se ambasadorja potencoi interesimin për rezultatet e arritura të Ministrisë së Drejtësisë për të cilat uroi që të vazhdohet në këtë formë edhe më tutje.

Ambasadorja Lobezzo do të nisë kapitullin e ri të saj, prandaj ministrja Haxhiu i uroi suksese, duke i shprehur miqësinë dhe mikpritjen e përhershme në Kosovë.