Kosova

Haxhiu: Foto e Kurtit tregon pozicionin e saktë të tij me ShBA-të


Bekim Haxhiu, deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK)

Për Bekim Haxhiun, deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), fotografia e kryeministrit Albin Kurti, në konventën e Partisë Demokratike të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, tregon “pozicionin e saktë të tij” me Uashingtonin.

“Larg shumë larg”, shkroi Haxhiu në Facebook, duke komentuar vendin se ku është ulur kryeministri që rezulton të jetë shumë larg skenës kryesore.

“Në rreshtat e fundit”, potencon Haxhiu, “aty ku edhe e ka vendin”, duke konsideruar se kreu i ekzekutivit “nuk meriton trajtim më të mirë mashtruesi, filozofi i dështuar”.

Kurti është duke qëndruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku po merr pjesë në Konventën Kombëtare Demokratike në Çikago, me ftesë të Institutit Kombëtar Demokratik (NDI – National Democratic Institute), siç e konfirmoi ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

Megjithatë, Kurti në një intervistë për Zërin e Amerikës, të hënën, gënjeu publikisht kur deklaroi se në këtë Konventë të Partisë Demokratike – ku pritet që Kamala Harris të nominohet si kandidate e Partisë Demokrate në zgjedhjet e ardhshme të nëntorit – është i ftuar si kryeministër i Kosovës.

Raportet mes Qeverisë së Kosovës – e drejtuar nga Kurti – dhe SHBA-ve kanë pësuar plasaritje për shkak të veprimeve të njëanshëm dhe të paakordinuara të ekzekutivit në Veri të Kosovës.

Një gjë e tillë u konfirmua së fundmi nga Hovenier i cili vlerësoi se SHBA-ja është sfiduar nga kryeministri dhe Qeveria në disa aspekte.

“Duhet të them se cilësia e partneritetit tonë nuk është ajo që do të shpresonim të ishte në disa nga këto çështje që lidhen me mënyrën se si ai trajton veriun dhe si ai e menaxhon dialogun”, tha ai për REL.

Ai shtoi se veprimet e pakoordinuara të Qeverisë në Veri e zvogëlojnë entuziazmin e SHBA-së për të mbështetur Kosovën në rrugën e saj euroatlantike.

Kurti provoi ta shiste si vizitë zyrtare e kryeministrit në SHBA, Hovenier tha ndryshe

Ndryshe, raportet mes Qeverisë së Kosovës – e drejtuar nga Kurti – dhe ShBA-ve kanë pësuar plasaritje për shkak të veprimeve të njëanshëm dhe të paakordinuara të ekzekutivit në Veri të Kosovës.

Një gjë e tillë u konfirmua së fundmi nga ambasadori Hovenier, i cili vlerësoi se SHBA-ja është sfiduar nga kryeministri dhe Qeveria në disa aspekte.

“Duhet të them se cilësia e partneritetit tonë nuk është ajo që do të shpresonim të ishte në disa nga këto çështje që lidhen me mënyrën se si ai trajton veriun dhe si ai e menaxhon dialogun”, tha ai për REL.

Ai shtoi se veprimet e pakoordinuara të Qeverisë në Veri e zvogëlojnë entuziazmin e SHBA-së për të mbështetur Kosovën në rrugën e saj euroatlantike.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore