Hasani: Shqipëria mbetet e shqetësuar për diskriminimin sistematik ndaj grave në Afganistan

SHFLETO
Sadiola Xhelili
06.06.2024 11:35
Loading Icons...

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, ka zhvilluar një takim me ish-Nënkryetaren e Parë të Parlamentit të Afganistanit, për të ritheksuar mbështetjen e vendit tonë ndaj grave afgane dhe realitetit të tyre të dhimbshëm.

“Pata një takim frymëzues me Fawzia Koofi, ish Nënkryetare e Parë e Parlamentit të Afganistanit dhe një grup grash të guximshme”, ka bërë me dije ai.

Hasani ka theksuar se vendi ynë mbetet i përkushtuar për realitetin me të cilin përballen gratë në Afganistan.

“Shqipëria vazhdon të shprehë shqetësimin e saj të madh për diskriminimin sistematik me të cilin përballen gratë dhe vajzat në Afganistan nën autoritetet de facto”, ka thënë ai.

Sipas ministrit, gjatë takimit u vendos të punohet bashkërisht për të përforcuar zërat e tyre.

“Ne ramë dakord të punojmë së bashku për të përforcuar zërat e tyre, duke përdorur platforma ku Shqipëria është një anëtare aktive, si KDNJ-ja e OKB-së dhe Rrjeti Feminist i Politikës së Jashtme”.