Shqipëria

Hasani: Shqipëria, angazhim të palëkundur kundër kërcënimeve kimike


Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme në Republikën e Shqipërisë, Igli Hasani, ka bërë me dije se gjatë vizitës në Hagë zhvilloi një takim edhe me drejtorin e përgjithshëm të Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike (OPCW), Fernando Arias.

Në takim u diskutua qasja gjithëpërfshirëse për forcimin e sigurisë globale, përmes masave efektive të mospërhapjes së armëve kimike.

Hasani rikonfirmoi angazhimin e palëkundur të Shqipërisë kundër kërcënimeve kimike, përmes bashkëpunimit ndërkombëtar, si vendi i parë që ka shkatërruar plotësisht të gjitha armët e saj kimike, rreth 20 vjet më parë.

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore