Jetesë & Stil

Harry nuk donte të ishte pjesë e familjes mbretërore


Që prej largimit të tij me bashkëshorten Meghan Markle, ishte pikërisht ceremonia mortore e gjyshit të tij Princ Philip, që e ktheu Princ Harry-n në Mbretërinë e Bashkuar, ku pas shumë kohësh takoi dhe familjen mbretërore, por këtë herë i vetëm.

Por, me sa duket ky takim nuk ka shkuar dhe aq mirë, sipas disa burimeve pranë Mbretërisë, pasi Harry ka anuluar një udhëtim për në Londër, ku pritej të prezantonte statujën në homazh të nënës së tij.

Së fundmi, Princ Harry ka zbuluar se nuk ka dashur të ishte pjesë e familjes mbretërore.

Në podcastin “Armchair Expert”, Harry ka treguar se kishte frikë se mbase përvoja e mamasë së tij, princeshë Diana do të përsëritej, prandaj kishte menduar largimin që në të 20-at e tij.

Gjithashtu, ai pranoi se ndihej i bllokuar dhe, falë Meghan-it, arriti ta merrte atë vendim.

“Në fillim të 20-ave, thosha se nuk e dua këtë punë. Nuk dua të jem këtu, nuk dua ta bëj këtë, shiko çfarë i ndodhi mamasë time”, ka thënë ai.

Çifti më i përfolur i momentit, princ Harry dhe Meghan vijojnë t’i surprizojnë të gjithë.

Së fundmi, ata kanë zbuluar projektin e tyre më të ri në “Netflix”, ku ata patën nënshkruar një marrëveshje prodhimi që në shtator të vitit të kaluar. Kontrata përfshin seri të shkruara, dokumentarë dhe programe për fëmijë.

Dy vite më parë, jeta e tyre ndryshoi përgjithmonë dhe u bë pa dyshim edhe më e bukur. Ardhja në jetë e djalit të tyre, Archie Harrison Mountbatten-Windsor, e ka bërë tepër emocional Harry-n, i cili mendon se ka kaluar një përjetësi me të birin.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore