Lajme

Harry dhe Meghan janë “përjashtuar” nga pritja shtetërore e organizuar nga Mbreti Charles III


Polemika po rritet rreth listës së të ftuarve në funeralin e Mbretëreshës Elizabeth.

Ndërsa personalitete të huaja fillojnë të arrijnë në kryeqytetin britanik, ndër të tjera jo në avionë civilë, siç sugjerohet nga Buckingham Palace për të ulur emetimet, por me avionë ushtarakë, nga faqet e britanikes “The Guardian” arrijnë akuza të rënda për praninë në Londër të Mohammed bin Salman, princit të Arabisë Saudite.

“Shpresoj që sapo të hyjë në territorin britanik do të arrestohet për vrasje”, tha Hatice Cengiz, e dashura e Jamal Khashoggi-t, gazetarit të vrarë nga agjentët sauditë në konsullatën në Stamboll në vitin 2018.

Bin Salman, i destinuar të bëhet mbret një ditë, pritet të ofrojë ngushëllimet e familjes së tij për Windsors, edhe pse është e paqartë nëse ai do të jetë i pranishëm në ceremoninë e Westminster Abbey.

Kur ishte Princi i Uellsit, Mbreti Charles udhëtoi 12 herë në Arabinë Saudite, ku ka njohur edhe sovranin.

Ndërkohë edhe brenda familjes, Harry dhe Maghan nuk do të jenë të ftuar në pritjen e së dielës në mbrëmje në Buckingham Palace, kushtuar mbretërve të huaj dhe politikanëve.

Një zëdhënës i Windsors specifikoi se darka është vetëm për “anëtarët aktivë të familjes mbretërore”. Pra  as Harry dhe as Andrea.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore