Zëvendëspresidentja amerikane, Kamala Harris, do të jetë kandidatja zyrtare e demokratëve në zgjedhjet e ardhshme.
Konfirmimi erdhi në mbrëmje pasi Harris mori vota të mjaftueshme për nominimin.
Harris ishte e vetmja kandidate në votën e votimit elektronik pesëditor, pasi 4 mijë delegatë – aktivistë dhe politikanë të nominuar gjatë procesit primar – nënshkruan peticionet në mbështetje të kandidaturës së saj.
Ajo tha se ishte “e nderuar” nga kandidatura e ardhshme.
Njoftimi u bë nga Jamie Harrison, kryetari e komitetit kombëtar demokrat, gjatë një telefonate me mbështetësit.
“Jam shumë krenar të konfirmoj se zëvendëspresidentja Harris ka fituar më shumë se një shumicë votash nga të gjithë delegatët e kuvendit dhe do të jetë e nominuare e Partisë Demokratike pas mbylljes së votimit më 5 gusht”, tha Harrison në një video të premten.
Harris, e cila tha se do të pranojë zyrtarisht nominimin javën e ardhshme pasi thirrja virtuale të përfundojë të hënën, do të bëhet gruaja e parë me ngjyrë dhe e para aziatike amerikane që do të udhëheqë një parti të madhe.
Njoftimi erdhi gjatë një eventi virtual me mbështetës.
Delegatët filluan të hedhin votat virtuale për nominimin të enjten.
“Jam e nderuar që jam kandidati i supozuar demokrat për President të Shteteve të Bashkuara”, tha Harris në thirrjen virtuale.
“Do ta pranoj zyrtarisht nominimin tuaj javën e ardhshme, pasi të mbyllet periudha virtuale e votimit. Por tashmë jam e lumtur të di se kemi mjaft delegatë për të siguruar nominimin, dhe më vonë këtë muaj, do të mblidhemi në Chicago, të bashkuar si një parti, ku do të kemi një mundësi për të festuar këtë moment historik së bashku”.
Harris, e cila sipas sondazheve të fundit është me një pikë përpara Trumpit, tani kandidon zyrtarisht për zgjedhjet presidenciale.
Sipas asaj që raporton “Politico”, Harris do të punësojë David Plouffe, ish-menaxherin e fushatës elektorale të Barack Obamës si këshilltar i lartë në 2008 dhe 2012.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Ursula von der Leyen prezanton ekipin e saj të ri në Komisionin Evropian
-
Limaj: Po t’i jepet mundësia, Vuçiç do ta përsëriste Banjën
-
Rrëfimi i ushtarëve të KFOR-it: Një shkëndijë e vogël mund të prishë gjithçka, duhet të jesh shumë i shpejtë në reagim
-
Specialja i largon 11 dëshmitarë dhe shtatë të tjerë dëshmojnë me shkrim ndaj ish krerëve të UÇK-së
Lajmet kryesore
-
Mandati i Xhaçkës ‘mollë sherri’ në Konferencën e Kryetarëve
-
Konkurs ndërkombëtar për ndërtimin e godinave të reja për administratën, Rama: Na duhet një kompleks qeveritar
-
Ursula von der Leyen prezanton ekipin e saj të ri në Komisionin Evropian
-
Digjet një shtëpi në Veri e ndërtuar nga Qeveria, Krasniqi: Sulm i nxitur nga Vuçiçi