Lajme

Haradinaj: Qeveria – me vazhdimin e dialogut teknik – po i shërben agjendës serbe


Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka thënë se qeveria po vazhdon të mbetet në status kohë. Duhet të i thotë stop dialogut teknik në Bruksel, sepse kjo status kohë po i konvenon vetëm Serbisë.

SHBA-të nuk mund ta rrisin presionin Serbisë përderisa ne jemi duke dialoguar në nivelin teknik. është shprehur ai.

“Do të rritet atëherë kur diskutohet për zgjidhjen përfundimtare”.

“Janë duke i shërbyer Serbisë. Me mbajtjen gjallë të dialogut teknik, po shpëtohet Serbia. Pse ky kryeministër lejon me vazhdu dialogu teknik nga teknikët. Çfarë borxhi është duke ia kthye Serbisë ky kryeministër, ka pyetur Haradinaj në emisionin Infobox në RTV Dukagjin.

Sa i përket Asociacionit të Komunave me shumicë serbe në Kosovë, ai ka thënë se nëse respektohet integriteti territorial, sovraniteti dhe kushtetutshmëria, s’kemi pse të frikësohemi nga themelimi i tij, andaj Kosova duhet të veproj që të mos lejoj hapësirë Serbisë, sepse në interesin e Kosovës është përfundimi i dialogut me njohje të dyanshme.

Andaj, për Haradinajn, kurrë më mirë Kosova se ka pasur mundësin për të ecur tutje në integrime Veri Atlantike, pikërisht për shkak të krizës në Ukrainë.

“Vetëm nëse nuk dimë, apo nuk duam, apo s’dojnë për shkaqe ideologjike”, për ndryshe mundësia është “kurrë më mirë se tani”, ka thënë ai.

Sa i përket sigurisë, dhe ngjarjeve dhe luftës në Ukrainë, Haradinaj ka thënë se ne nuk dimë për atë luftë, sepse te ne ka qenë krejt tjetër, atje është diçka tjetër.

“Krejt çka mundem me thanë është se, Putin në Ukrainë po vepron sikur Millosheviç-i në Kosovë“.

“Nuk besoj që Serbia dhe Vuçiç do të guxojnë të rreshtohen me Putinin, dhe nëse gjendet një prezencë ushtrisë serbe në Veri atëherë ju siguroj se do të bombardohet Beogradi njëjtë sikur në 99-tën”, por Haradinaj beson që Serbia nuk do ta bëjë një gabim të tillë.

Për Fondin e Sigurisë, ai ka falënderuar kryeministrin Kurti për themelimin e këtij fondi dhe se në të ai ka participuar personalisht.

“Ky fond është bërë në harmoni me partnerët e Kosovës”, është shprehur ai.

Haradinaj e ka konsideruar Qeverinë si të dështake kur i ka thënë gazit amerikan jo.

“Nuk ka logjikë që një kryeministër i këtij vendi me i thënë jo një gazsjellësi amerikan Shkup-Prishtinë. Kryeministri i ka thënë jo edhe kompanisë Counter Global, pra ky ka refuzuar Amerikën”.

Sipas tij, qeveria është treguar frikacake dhe se në këtë kohë krize ajo po vonohet.

“Kursimi i buxhetit derisa njerëzit vuajnë është veprim i gabuar. Nuk veprohet ashtu. Buxheti duhet investuar”, ka thënë ndër të tjera Haradinaj.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore