Haradinaj: Politikat e Qeverisë pamundësuan që Kosova të jetë në tavolinën për anëtarësimin në NATO
Ish kryeministri dhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka vlerësuar se politika aktuale e Kosovës, e ka pamundësuar anëtarësimin e Kosovës në NATO.
Haradinaj, përmes një shkrimi në rrjetin social ‘Facebook’ ka thënë se udhëheqësit e shtetit duhet t’i përmbushin obligimet e tyre.
“I mrekullueshëm do të ishte lajmi sikur Kosova të ishte në tavolinat ku do të diskutohej për anëtarësimin e saj në NATO! Por fatkeqësisht politikat e lidershipit aktual të Kosovës e kanë pamundësuar një gjë të tillë”.
“Udhëheqja e sotme e Kosovës apo cilado që vjen pas saj, duhet ta kuptojnë që detyrë mbi detyrat mbetet anëtarësimi në NATO. Ata që nuk e mbështesin këtë synim shtetëror të Kosovës, jo vetëm që janë shkurtpamës por nuk e dijnë pse i mbajnë postet që i kanë”, ka shkruar ai.
Ndërsa, ftesën që i është bërë Osmanit në forumin që ndërlidhet me NATO-n e ka cilësuar si privilegj.
“Pjesëmarrja e Kosovës në çfarëdo forumi që ndërlidhet me NATO-n, përfshirë edhe ftesën e Presidentes që të jetë pjesë e aktivitetit për gratë, paqen dhe sigurinë, në kuadër të Samitit të NATO-s, është nder për vendin, për çka u jemi mirënjohës aleatëve!”.
Liderët e NATO-s do të mblidhen këtë të martë në Uashington të Shteteve të Bashkuara (SHBA) për një samit historik, por ndërsa vëmendja do të orientohet kryesisht nga Ukraina, pritjet e vëzhguesve janë që aleatët të riafirmojnë gjithashtu përkushtimin ndaj sigurisë së Kosovës, posaçërisht në dritën e realiteteve të reja gjeopolitike pas agresionit të paprovokuar rus.
Presidentja Osmani, me ftesë të Sekretarit të Shtetit, Antony Blinken, ka udhëtuar për në Ëashington të Shteteve të Bashkuara (SHBA) për të marrë pjesë në aktivitetet që mbahen në kuadër të Samitit të NATO-s e që i dedikohen agjendës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.
Duke vlerësuar ftesën e sekretarit Blinken, presidentja Osmani ka theksuar se përfshirja e Kosovës në aktivitete të tilla është e një rëndësie të veçantë, meqë është “hera e parë” që Kosova përfshihet në ngjarje në kuadër të samitit të NATO-s, njoftoi Presidenca e Kosovës nëpërmjet një komunikate.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Serwer: SHBA-ja të ndihmojë Kosovën në planifikimin e lëvizjeve të ardhshme në veri
-
Abdixhiku: Kurti mashtroi, varfëroi dhe izoloi një popull të tërë
-
Luhrmann: Në përpjekjet e Sarrazinit për të gjetur zgjidhjen më të mirë të mundshme, duhet të angazhohet edhe Qeveria e Kosovës
-
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë nesër në zyrën e Lajçakut mes paqartësive nëse do të ketë takim trepalësh në Bruksel
Lajmet kryesore
-
Afati përfundimtar për hapjen e qendrave të emigrantëve në Shqipëri është tetori, thotë ministri i Brendshëm italian
-
Zyrtarja e lartë amerikane takon Dumanin dhe i garanton mbështetje pa kushte për reformën në drejtësi
-
Amerika e mban Ukrainën duke luftuar me duart e lidhura
-
Serwer: SHBA-ja të ndihmojë Kosovën në planifikimin e lëvizjeve të ardhshme në veri