Kosova

Haradinaj në takim me Orav thekson nevojën që Kosova t’i kthehet kursit të integrimit euro-atlantik


Ramush Haradinaj dhe Aivo Orav

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, të enjten, ka takuar ambasadorin e Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav.

Nëpërmjet një postimi në platformën sociale, Facebook, Haradinaj në takim ka theksuar nevojën që Kosova t’i kthehet kursit të saj drejt integrimit euro-atlantik.

“Ky rrugëtim duhet të kulmojë me anëtarësim në NATO dhe BE”, ka shkruar Haradinaj.

Haradinaj, ndër të tjera, ka shprehur nevojën për avancimin e Kosovës drejt integrimit në Union.

“Si Aleancë, konfirmova angazhimin tonë në agjendën integruese dhe përkrahjen e reformave të nevojshme që vendi ynë duhet t’i shtyjë përpara”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore