Haradinaj: Kurti bëri që politika fashiste e Serbisë ndaj Kosovës të mos duket edhe aq e keqe
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka vlerësuar se për situatën e rënduar në Veri të Kosovës përgjegjësi kryesor është presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç.
Megjithatë, sipas tij, terrenin për këto veprime “anti-Kosovë të Serbisë”, të mbështetura edhe “nga disa qarqe ndërkombëtare”, e ka krijuar politika shkurtpamëse e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit.
“Ai e ka bërë që politika fashiste e Serbisë ndaj Kosovës, të mos duket edhe aq e keqe. Me Serbinë ka veç një zgjidhje, njohja e ndërsjellë në kufijtë ekzistues”, ka shkruar ish-kryeministri i Kosovës në platformën sociale, Facebook.
Duke folur për qasjen e Vuçiç-it në Veri të Kosovës, Haradinaj ka potencuar se presidenti serb “ka sabotuar çdo nismë për vendosjen e normalitetit dhe integrimin e serbëve në institucionet e Kosovës”.
“Ai e ka minuar procesin e dialogut për njohje. Ai i ka urdhëruar serbët lokal të braktisin jetën institucionale. Ai i ka urdhëruar ata t’i braktisin zgjedhjet. Ai i ka mbështetur grupet kriminale dhe i ndikuar edhe nga Rusia, ka hartuar skenar për destabilizimin e Kosovës. Prandaj kërkesat e tij sot, janë veç vazhdimësi e luftës së tij kundër Kosovës”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Gazetarja serbe: Vuçiç s’e thotë të vërtetën – Kosova është shtet i pavarur
-
Kurti për doganierin e EULEX-it të vrarë në Veri: U qëllua me gjakftohtësi
-
“Përndjekje ndaj simbolit tonë kombëtar”, Mustafi dënohet nga Serbia për ngritjen e flamurit shqiptar
-
Ish-diplomati serb: Kosova histori e mbyllur, Vuçiçi po e dorëzon
Lajmet kryesore
-
Jo më qendra emigrantësh në Shqipëri, Rama: Marrëveshja është ekskluzive për Italinë
-
Akuzohen për vjedhje, AMP ekzekuton masat e sigurisë për 22 punonjës policie në Kukës
-
Çfarë nënkupton zgjedhja e Marta Kos si Komisionere e Zgjerimit?
-
Kurti për doganierin e EULEX-it të vrarë në Veri: U qëllua me gjakftohtësi