Haradinaj kërkon nga Kurti vendime për energjinë: Plaga energjetike e Kosovës nuk shërohet me këshilla nga interneti

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka kërkuar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Qeveria që të veprojnë më shpejt për çështjen e krizës energjetike.
Këtë reagim Haradinaj e ka bërë përmes një shkrimi në rrjetin social ‘Facebook’.
“Duke e parë se situata elektro-energjetike edhe sot është e rëndë dhe mund të shkojë drejt kolapsit total, i pata kërkuar kryeministrit: që ministrat e tij të kalojnë më shumë orë pune në KEK, që të “mërdhijnë” duke kërkuar zgjidhje; që ta rishikojë projektin e Kosovës së Re; që ta rishikojë projektin e gazsjellësit Shkup-Prishtinë; që të bëjnë marrëveshje për blerje të energjisë sa nuk është bërë tepër vonë”, ka shkruar Haradinaj.
Sipas tij, “plaga energjetike e Kosovës, që kullon, nuk shërohet me këshilla nga interneti, por me vendime të mëdha të Kryeministrit”.
Kreu i AAK-së, kritika drejtoi edhe ndaj ministrave teksa kërkesat i pati të ngjashme.
“Por nga gjithë këto e masa të tjera emergjente e afatgjate për përballjen e kolapsit të mundshëm energjetik, ai e ministrat e tij kanë vendosur që të navigojnë në internet dhe të gjejnë modele të kursimit të energjisë, e t’ia kalojnë popullit për t’i lexuar”.
Haradinaj ka theksuar edhe frazën e ripërsëritur gjatë këtyre muajve nga krerët e institucioneve.
“Dhe natyrisht të mos harrojnë të na thonë se “Ky dimër do të jetë i rëndë”!
Kriza energjetike në Kosovë është shkaktuar për shkak të pamundësisë financiare së Kompanisë për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovës (KEDS) për të blerë energji nga jashtë.
Njoftimi për ndërprerjen e energjisë elektrike në periudha të ndryshme, është protestuar ashpër dhe masivisht nëpër rrjete sociale nga qytetarët, prandaj qeveria e ka trajtuar me urgjencë situatën.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Seancë për Kosovën në Kuvendin e Serbisë – pritet që Vuçiç ta zbulojë dokumentin e propozimit franko-gjerman
-
Prokuroria kërkon vazhdimin e masës së paraburgimit ndaj Dibran Hoxhës dhe pesë të tjerëve
-
Policia sekuestron dhjetëra kamera të tjera sigurie në tre qarqe
-
Austria dëbon 4 diplomatë rusë me bazë në Vjenë
Lajmet kryesore
-
Linda Rama, distanca higjenike nga fuqia e së keqes dhe mungesa e ndërgjegjjes
-
Shqipëria vijon progresin në matjet e Indeksit të Demokracisë
-
Ukraina nuk mund ta rimarrë Krimenë së shpejti, thotë Pentagoni
-
“Koeficienti i pagave shton varfërinë e qytetareve, duhej të ishte 132 euro” – ekonomistët për Ligjin e ri të Pagave