Lajme

Haradinaj ka 8 pyetje për Kurtin – “fol kryeministër”


Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj ka renditur nëntë pyetje në formë të akuzave për Albin Kurtin dhe e ka thirrur që të përgjigjet.

Ish-kryeministri, duke shkruar në Facebook, i ka kërkuar kryeministrit aktual që të deklarohet në disa çështje që kanë të bëjnë me energjinë dhe që, sipas tij, lidhen me përfshirjen e ambasadorit të Kosovës në Kroaci, në skandalin slloven, Martin Berishaj.

  1. “Pse po dështon ndërtimi i kapaciteteve të reja energjetike në vend?
  2. Pse ka dështuar Kosova C? Pse ka dështuar Kosova e Re?
  3. Pse ka dështuar remonti i termocentraleve i paraparë të kryhej gjatë verës?
  4. Pse janë paguar dhjetëra milionë për blerjen e rrymës me çmime astronomike gjatë dimrit?
  5. Pse paguhen dhjetëra milionë të tjerë për rrymën e vjedhur në veri?
  6. Pse është refuzuar gazi amerikan?
  7. Pse e ke refuzuar komisionin hetimor për blerjen e energjisë?
  8. Pse njeriu yt po përflitet të jetë pjesë e skandalit financiar të një kompanie mafioze energjetike?”, pyet Haradinaj Kurtin.

“Fol Kryeministër. Shpjegoja popullit ku je ti në këtë histori?”, ka përfunduar ai.

Kryeministri, jo duke ju përgjigjur Haradinajt megjithatë, ka folur. Por, ka folur shkurt. Ka thënë se i beson deklarimit të ambasadorit që ai është i pafajshëm.

Derisa i pyetur nëse duhet të dorëhiqet Berishaj, Kurti ka refuzuar të japë një përgjigje.

Intervistë e gazetarit slloven Primoz Cirman për Albanian Post: Skandalin e fabrikoi Janez Jansha – Berishaj ishte miku i tij, por e sakrifikuan

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore