Lajme

Haradinaj e quan Kurtin “komunist”


Ramush Haradinaj, Albin Kurti

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj e ka quajtur “komunist” Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtit, i cili, “krenohet që ka ulur shpenzime për dreka e darka”.

Ndërsa , shkruan ai, “14 kongresistë amerikanë nga Komisioni i Punëve të Jashtme, Komiteti Ushtarak, dhe Komisioni i Sigurisë në Dhomën e Përfaqësuesve” shkuan në darkë te ambasadori serb në Washington, Marko Gjuriç.

“Çfarë do të ndodh me dialogun dhe Asociacionin me këtë qasje komuniste të kryeministrit tonë”, ka shtruar pyetjen Haradinaj.

Marko Gjuriç të dielen ka pritur 14 kongresmenë amerikanë në darkë në Washington.

Gjuriç darkon me kongresmenët amerikanë në Washington

Ndërkaq ditë më parë Gjuriç gjithashtu ka lajmëruar se pritet që një numër i konsiderueshëm kongresmenësh amerikanë të ofrojnë mbështetjen e tyre karshi shtetit të Serbisë, dhe rritjen e nivelit të marrëdhënieve të ndërsjella.

Sipas Gjuriç, “Kosova është njëra nga temat e rralla në të cilat nuk pajtohen me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.

“Pres që nga fundi i muajit të kemi një letër mbështetese për përmirësimin e marrëdhënieve me Serbinë nga një numër më i madh kongresmenësh krahasuar me ata të cilët nënshkruan letrën kritikuese nga pozicionit të Serbisë dhe që afirmuan pozicionin e partive tjera”, deklaroi Marko Gjurip, transmeton Tanjug.

Sipas tij, marrëdhëniet ShBA-Serbi janë në një “konstancë rritjeje”.

“Unë kam dy herë më shumë miq në Kongresin Amerikan sa ç’kam pasur para një viti”, ka thënë ai për agjensinë e lajmeve serbe dhe se ka “filluar përvetësimi intensiv i anëtarëve të rinj të Kongresit dhe Senatit për grupin serb”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore